Kushtet dhe afatet e përgjithshme për përdorimin e aplikacionit “My One”

 

PËRKUFIZIME

Shoqëria One Albania sh.a (më poshtë referuar si “One”) ka krijuar aplikacionin MY ONE (më poshtë referuar si “My One”) i cili i mundëson përdoruesit krijimin e një llogarie dhe mundësinë e personalizimit/lidhjes së kësaj llogarie me numrin One për tu informuar në kohë reale mbi llogarinë e tij dhe faturën si dhe kryerjen e rimbushjes së kreditit, aktivizimin e paketave, kontroll të gjendjes dhe vlefshmërisë së kreditit dhe shumë shërbime të tjera. Ky shërbim i ofrohet ekskluzivisht përdoruesve të rrjetit ONE, aplikimi i të cilit është miratuar paraprakisht nga ONE.

1. Pranimi i Kushteve

Këto kushte dhe afate të përgjithshme për përdorimin e aplikacionit MY ONE (referuar në vazhdim si “Marrëveshja”) në aparatin smartphone përbëjnë një marrëveshje ligjore midis jush dhe ONE (referuar në vazhdim së bashku si “palët” dhe veçmas si “pala”).

Përdoruesi para përdorimit të këtij aplikacioni duke zgjedhur butonin “Pranoj” më poshtë bie dakord të veprojë në përputhje me kushtet e kësaj marrëveshje dhe pranon se i ka lexuar, kuptuar dhe është dakord të veprojë në përputhje me të gjitha kushtet, afatet dhe njoftimet përmban kjo marrëveshje. Nëse nuk jeni dakort të veproni në përputhje me kushtet dhe afatet e kësaj marrëveshje, ju lutemi zgjidhni butonin e duhur në aparatin tuaj telefonik, ku mund të “Dilni”.

ONE rezervon të drejtën të ndryshojë në çdo kohë, sipas përcaktimit të saj, kushtet dhe afatet e kësaj marrëveshje pas një njoftimi të arsyeshëm përfshirë edhe publikimin e një version të ri të aplikacionit My One. Përdorimi në vazhdimësi nga ana e përdoruesit të aplikacionit My One nënkupton pranim të kushteve të kësaj marrëveshjeje, me ndryshimet përkatëse.

Me pranimin e kësaj marrëveshjeje përdoruesi ka të drejtë të shkarkojë dhe të përdorë të gjitha shërbimet që ofron aplikacioni My One. Përdorimi i këtij aplikacioni ofrohet pa pagesë për të gjithë përdoruesit ONE.

Përdoruesi deklaron se ka kontroll të plotë dhe ekskluziv mbi numrin e tij personal One.

2. Të drejtat e përdorimit

ONE i jep përdoruesit të drejta jo-ekskluzive për përdorimin e My One. Përdoruesi në mënyrë të pakushtëzuar deklaron për sa më poshtë:

  • Çdo informacion apo shërbim që i përcillet atij nëpërmjet këtij aplikacioni, kryhet vetëm për efekt monitorimi.
  • Përdoruesi është përgjegjës ekskluziv për ruajtjen e kodeve të përdorimit, gjithashtu është përgjegjës për të gjitha veprimet e kryera duke përdorur kodin e lartpërmëndur dhe është i detyruar të njoftojë ONE për çdo përdorim të paautorizuar dhe çdo shkelje të mundshme të sigurisë (duke përfshirë dhe dyshimet për shkelje të sigurisë). ONE nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ligjore dhe dëm të mundshëm që mund të vijë si pasojë e këtyre veprimeve, përdorimit joligjor dhe të paautorizuar nga palë të treta. ONE gjithashtu ruan të drejtën të kërkojë kompensim për dëme të mundshme të cilat rezultojnë nga përdorimi i paautorizuar ose i gabuar nga ana e përdoruesit.
  • Përdoruesi nuk do të kopjojë, riprodhojë, shesë apo të përfitojë çfarë do lloj avantazhi komercial të mundshëm nëpërmjet përmbajtjes së këtij aplikacioni. Përdoruesi gjithashtu bie dakort të mos transmetojë asnjë informacion, të bëjë të ditur ose publike ndonjë të dhënë të përfituar nga përdorimi i shërbimit tek palët e treta dhe ti bindet të gjitha ligjeve përkatëse në lidhje me sigurinë, mbrojtjen dhe konfidencialitetin e informacioneve.
  • ONE nuk është përgjegjëse në rast se palë të tjera të pautorizuara përdorin aplikacionin My One ose kur ai preket nga viruset. Në çdo rast ONE ruan të drejtën të modifikojë ose të përfundojë përkohësisht ose përfundimisht të gjithë ose një pjesë të shërbimit pa asnjë njoftim paraprak kundrejt përdoruesit.

 

3. Përgjegjësia për veprimet e përdoruesit

Përdoruesi mban përgjegjësi të plotë për veprimet e tij/saj lidhur me të gjithë përmbajtjen që shkarkon. Duke përdorur këtë aplikacion, ju pranoni se do të jepni vetëm informacion të saktë dhe të plotë kur ju kërkohet.

Në të gjitha rastet e tjera, Marrëveshjet e përgjithshme dhe të veçanta të përdoruesve të ONE qëndrojnë në fuqi dhe përdoruesi deklaron që është në dijeni dhe i pranon ato.

4.Rregullat e përdorimit

Me përdorimin e aplikacionit My One përdoruesi merr përsipër sa me poshtë:

  • Mos përdorimi i aplikacionit My One për qëllime komerciale. Ky aplikacion është vetëm për përdorim personal të klientëve One dhe nuk mund të përdoret për veprime tregtare, përveçse kur është miratuar në mënyrë të qartë me shkrim.
  • Mos vendosja e lidhjeve të paautorizuara.

Nëse dëshironi të lidheni më rrjetin One, ju pranoni se:

a) nuk do të riprodhoni aplikacionin My One,

b) nuk do të kryeni veprime që lidhen me ose shkaktojnë vendosjen e përmbajtjeve me natyrë keqinformuese rreth One në faqen e internetit.

5. Rregullat e përdorimit të të dhënave personale

Përdoruesi i jep të drejtën One të përdorë të dhëna personale si numri i telefonit, vendodhja e tij nëpërmjet sistemit GPRS apo informacione nga profili i tij Facebook. Përdorimi i këtyre të dhënave bëhet me qëllim e vetëm ofrimin e informacionit të përditësuar mbi numrin celular të përdoruesit.

Përdoruesit e aplikacionit My One do të informohen mbi ndryshimet e fundit të paketave dhe shërbimeve dhe të rejat e fundit mbi këto shërbime duke e personalizuar këtë informacion mbi bazën e të dhënave që merren nga veprimet apo informacionet që përdoruesi ka vënë në dispozicion të këtij aplikacioni.

Përdoruesi pranon se informacioni i dhënë prej tij mund të përdoret për personalizimin e reklamave online nëpërmjet këtij aplikacioni apo kanaleve të tjera online.

Të dhënat personale që ju vullnetarisht keni deklaruar deri në këto momente do të përpunohen sipas standarteve më të larta të sigurisë konform parashikimeve ligjore në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale në Shqipëri si edhe praktikave më të mira ndërkombëtare, vetëm për qëllimin e ofrimit të produkteve/shërbimeve tregtare dhe/ose për të përmbushur ndonjë detyrim ligjor që One mund t’i lindë, bazuar në aktet ligjore dhe rregullative të Republikës së Shqipërisë.

Çfarë informacioni mbledhim për ju?

  1. Informacioni që ju jepni në mënyrë të  drejtpërdrejtë , si për shembull:
  • Një numër i Shërbimeve tona u mundësojnë përdoruesve që të krijojnë llogari ose profile. Në lidhje me këto Shërbime, ne mund t’ju kërkojmë të jepni disa të dhëna për veten, për të konfiguruar llogarinë ose profilin. Për shembull, mund të jepni disa të dhëna për veten, të tilla si emrin, datëlindjen dhe adresën e email-it, kur të krijoni një llogari në My One.
  • Në qoftë se ju porositni një produkt ose shërbim të paguar prej nesh, ne do t’ju kërkojmë emrin tuaj, të dhënat e kontaktit, adresën ose adresat e dërgimit dhe të faturimit dhe informacion në lidhje me kartën tuaj të kreditit/debitit, në mënyrë që bashkëpunëtorët më të cilët kemi lidhur kontrata shërbimi dhe përcaktuar rregulla të qarta për mbrojtjen e të dhënave personale të trajtojnë porosinë tuaj.
  1. Informacion nga burime të palëve të treta.

One Albania sha mund të marrim informacion rreth jush nga shërbime të rrjeteve sociale palë të treta, kur ju vendosni të lidheni me ato shërbime.

  1. Informacion tjetër që mbledhim.

One Albania sha mund të mbledh informacion tjetër rreth jush, pajisjes suaj, ose përdorimit të shërbimeve nga ana juaj, në mënyra të tilla që do t‘jua përshkruajmë në momentin e mbledhjes ose në mënyra të tjera me pëlqimin tuaj. Ju mund të zgjidhni të mos na jepni disa lloje informacioni, si për shembull informacionin që One e kërkon gjatë regjistrimit të llogarisë në aplikacionin My One, por refuzimi juaj mund të ndikojë në mundësinë tuaj për te përdorur disa shërbime.

Për çfarë qëllimi i përdorim të dhënat tuaja personale në My One App?

Informacionin që mbledhim, do ta përdorim për qëllimet e mëposhtme:

  • për t’ju regjistruar ju ose pajisjen tuaj në një Shërbim;
  • për t’ju ofruar një Shërbim ose funksionalitet që ju kërkoni;
  • për t’ju ofruar materiale të personalizuara dhe shërbime të personalizuara në bazë të veprimtarisë suaj të mëparshme në Shërbimet tona;
  • për vlerësime dhe analiza të tregut tonë, klientëve, produkteve dhe shërbimeve (përfshi këtu edhe rastet kur ju kërkojmë opinione për produktet dhe shërbimet tona dhe kur kryejmë anketa me klientët);
  • për të kuptuar si i përdorin njerëzit Shërbimet tona, në mënyrë që të mund t‘i përmirësojmë ato dhe të zhvillojmë produkte dhe shërbime të reja;
  • për të ofruar shërbime të mirëmbajtjes së pajisjes suaj dhe në mënyra të tjera, me pëlqimin tuaj.

Kur mund të kërkoj që të dhënat e mia të fshihen/shkatërrohen?

E drejta për fshirje  zbatohet vetëm në rrethanat e mëposhtme për dmth:

Ju keni pranuar më parë që të merrni pjesë në një studim të kërkimit të tregut dhe tani nuk dëshironi; Organizata ka mbledhur ose përdorur të dhënat tuaja në mënyrë të paligjshme; Nuk janë respektuar rregullat për mbrojtjen e të dhënave; Ju keni përdorur media sociale ose një aplikacion lojrash dhe nuk keni arritur moshën 18 vjeç.

Si të kërkoj që të dhënat e mia të fshihen?

Ju duhet të kontaktoni nëpërmjet postës tuaj elektronike tek Oficeri jonë për Mbrojtjen e të Dhënave në One Albania dhe t'i tregoni atij, se cilat të dhëna personale dëshironi që ata të fshijnë. Ju mund ta bëni kërkesën tuaj në postën elektronike në dataprivacy@one.al  ose me shkrim në adresën tonë zyrtare:

One Albania , Rruga Vangjel Noti, Ndërtesa Nr.20, Kodi Zip 1026, Lapraka, Tiranë, Shqipëri.

Ne ju rekomandojmë të ndiqni çdo kërkesë tuajën vetëm me shkrim sepse kjo do t'ju lejojë të shpjegoni shqetësimin tuaj, të jepni dëshmi dhe të shpjegoni atë që dëshironi të ndodhë. Ju gjithashtu do të keni dëshmi të qartë të veprimeve tuaja nëse vendosni të kundërshtoni përgjigjen e organizatës.

6. Të drejtat e pronësisë intelektuale

Përveç markave të rregjistruara, përmbajtja e shërbimit (psh:marka, dokumenta me informacion etj) i përket shoqërisë ONE dhe mbrohet nga ligji shqiptar si dhe ligjet ndërkombëtare të të drejtave të autorit.

Ofrimi nga ana e One i aplikacionit My One nuk nënkupton transferimin e të drejtave të pronësisë intelektuale të zotëruar nga ana e One apo nga ofruesit e liçensuar në lidhje me aplikacionin My One sipas kushteve të përgjithshme për përdorimin e tij.

Përmbajtja e këtij aplikacioni, mbrohet nga legjislacioni në fuqi për të drejtat e autorit dhe Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Përdoruesi nuk mund të ndryshojë, kopjojë apo të ndajë aplikacionin My One në pjesë. Përdoruesi nuk mund të transferojë, kalojë, të shpërndajë apo të lejojë një palë të tretë të përdorë aplikacionin My One dhe shërbimet që ofron ose një pjesë të tyre. Përdoruesi pranon të mos përdori aplikacionin My One, shërbimet e tij apo një pjesë të tij.

7. Përgjegjësia për sigurinë e përdoruesit.

Përdoruesit mbi 18 vjeç mbajnë personalisht përgjegjësi për detyrimet që lindin nga përdorimi i aplikacionit. Përdoruesit nën 18 vjeç, së bashku me prindin apo kujdestarin ligjor, mbajnë përgjegjesi për detyrimet që lindin nga përdorimi i aplikacionit dhe shërbimet që ai ofron.

Gjeni këtu më tepër informacion në lidhje me mënyrën se si ONE mund të përdorë informacionin personal që ju keni ofruar gjatë proçesit të porosisë tuaj në këtë faqe si dhe hollesitë mbi të drejtat tuaja mbi këtë informacion  

8. Shërbimi i Kujdesit ndaj Klientit

Përdoruesi mund të kontaktojë shërbimin e Klientit në numrin 142 (për abonentët me parapagesë/kontratë) dhe 144 (për abonentët biznes), për çdo pyetje apo informacion, lidhur me aplikacionin My One për çdo pyetje apo informacion lidhur me aplikacionin ose në faqen zyrtare www.one.al

9. Përjashtimi i garancive

Për aq sa lejohet nga ligji në fuqi aplikacioni nuk ofron garanci apo kushte të tjera në lidhje me aplikacionin nga ofrues të liçensuar të aplikacionit.

10 Ligji i zbatueshëm dhe juridiksioni

Për këto kushte dhe afate të përgjithshme për përdorimin e aplikacionit do te zbatohet ligji shqiptar ne fuqi dhe/ose Ligji 9887/2008 i ndryshuar për Mbrojtjen e të dhënave personale në fuqi. Palët i nënshtrohen juridiksionit ekskluziv të gjykatave shqiptare.

11. Të ndryshme

Përdoruesi pranon që aplikacioni mund të mos jetë funksional për shkak të mospërputhshmërisë së tij me aparatin celular të përdoruesit. Për të përdorur aplikacionin përdoruesi duhet të ketë të konfiguruar internetin në aparatin e tij celular. Përdoruesi mund të kontaktojë “Kujdesin ndaj klientit” për informacion në lidhje me aparatet celularë nëpërmjet të cilëve mund të aksesohet aplikacioni.