arsimi-al

Arsimi

One Albania e shikon sektorin e arsimit si një nga sektorët më të rëndësishëm për zhvillimin e vendit tonë në të gjitha dimensionet. Ndër vite është kontribuar në përmirësimin e infrastrukturës IT në disa universitete të vendit, si Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti Bujqësor i Tiranës etj. Gjithashtu, kemi ndërhyrë në infrstrukturën e godinave ekzistuese të disa shkollavë në nivele të ndryshme të arsimit, pajisja e nxënësve në nëvojë me mjete didaktike etj.

Për vite me rradhe One ka zhvilluar programe stazhi për studentët duke u dhënë atyre mundiësinë që të fitojnë përvojë pune dhe të zhvillojnë aftësitë e nevojshme për të performuar sa më mirë në punët e tyre të ardhshme.

Duke konsideruar rëndësinë e arsimit, One do të jetë vazhdimisht prezent për zhvillimin e këtij sektori të shoqërise.