Rrjeti

RRJETI ONE & ALBTELECOM

 

                                                         

 

ONE është operatori #1 i telefonisë celulare në Shqipëri, me 25 vite përvojë komunikimi, sfidë, punë dhe përmirësim.

ONE dhe ALBtelecom, të parët operatorë që ofrojnë shërbime telekomunikacioni në Shqipëri, tashmë bashkëpunojnë, për të ofruar produkte e shërbime të kombinuara dhe një përvojë më të mirë komunikimi.

Rrjeti mobile i ONE, me teknologjinë 4G+ të Evoluar, ofron mbulimin më të gjerë në Shqipëri, shpejtësi interneti deri në 1.2 Gbps dhe cilësi maksimale zëri në telefonata përmes VoLTE. Pas më shumë se 25 vitesh në treg, ONE vjen më i fuqishëm dhe me teknologjitë më të avancuara, i gatshëm për t’u dhënë abonentëve komunikimin më cilësor.

Rrjeti Fiks i ALBtelecom, me infrastrukturën më solide të fibrës optike, i pranishëm në 85% të territorit, është zgjedhja më e mirë për shqiptarët. ALBtelecom ka një histori 110 vjeçare, pasuruar vit pas viti me një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh interneti, IPTV-je dhe telefonie fikse.


EMIL

 

“Rrjeti mobile i ONE vlerësohet në 2021 për përvojën më të mirë të klientit në Shqipëri, pasi ofron mbulimin më të mirë në brezin e gjerë dhe shpejtësinë më të lartë të shkarkimit nga interneti sipas standardeve ndërkombëtare. Nga teknologjia 4G+ dhe siguria e saj përfitojnë të gjithë qytetarët. Rrjeti Fiks i ALBtelecom vlerësohet si rrjeti me shtrirjen më të gjerë të fibrës, që garanton një përvojë të pakrahasueshme për internet, IPTV dhe fiks. One dhe ALBtelecom janë të vendosur të vazhdojnë investimet për t’u konfirmuar si zgjedhja e parë për komunikim të kombinuar në Shqipëri”.

                                    

 

                                       - Emil Georgakiev, Drejtor Ekzekutiv 


Ne ju dëgjojmë, ju mbështesim, ju shoqërojmë kudo, me cilësi dhe profesionalizëm.

  • 98.5% mbulim më i gjërë 4G në Shqipëri
  • 85% prezencë me fibër
  • Shpejtësi më e lartë e shkarkimit deri në 1.2 Gbps ne mobile dhe deri në 1 Gbps në fiks
  • 7X mbulim më të mirë në ambiente të brendshme
  • Cilësi dhe shpejtësi e zërit VoLTE, kudo.
  • Shpejtësi më e mirë e lundrimit në internet.
  • Performancë më e lartë e ekzekutimit të videove.
  • Rrjet më i sigurt

* Rrjeti me mbulimim me te madh ne Shqiperi I referohet teresise se rrjeteve One Mobile dhe Albtelecom, Mobile dhe Fiber, pjese e grupit 4iG.

* Shpejtësia 1,2 GBps është arritur pranë stadiumit Arena Kombëtare, provë e mundësuar në kushtet e një konfigurimi optimal të rrjetit One dhe teknologjisë 4G+ në Samsung Galaxy Note 9.

* Mbulimi me fibër optike i referohet prezencës aktuale në mbi 85% të rajoneve të vendit