ATHANASIOS PARASKEVAS

ATHANASIOS PARASKEVAS

Drejtor Komercial për Konsumatorin
Management Team Governance

Athanasios Paraskevas është Drejtor i Divizionit Komercial në One Albania sha. Ai është i specializuar në aktivitetet komerciale, shitjet dhe rrjetin e shpërndarjes me një eksperiencë për më shumë se 15 vite në industrinë e Telekomunikacionit. Duke qenë i pranishëm në tregun shqiptar për më shumë se tetë vite, njohuritë dhe eksperienca ndërkombëtare e Z. Paraskevas do të kontribuojnë në realizimin e strategjisë sonë për të qenë operatori më i preferuar dhe më i besuar në Shqipëri.

Z. Paraskevas është diplomuar pranë Universitetit Teknik të Patras në Greqi në fushën e Inxhinierisë Mekanike, dhe ka kryer gjithashtu studimet pasuniversitare Master Shkencor në degën e Inxhinierisë Përmes Përdorimit të Sistemeve Kompjuterike pranë Universitetit të “Staffordshire” në Mbretërinë e Bashkuar. Ai zotëron gjithashtu disa certifikime si Certifikimi për Imperativat Dixhitale në Cisco, Pajisjet e Rrjetit Cisco dhe Dizenjimin e Rrjeteve Cisco.