CSABA DR. VEZEKÉNYI

CSABA DR. VEZEKÉNYI

Anëtar i Këshillit Mbikqyrës
Supervisory Council

Ka kryer studimet në Fakultetin Ligjor të Universitetit Katolik Pázmány Péter, më 2003. Ai e nisi karrierën si planifikues në prokurorinë ushtarake, më pas vazhdoi si sekretar në Zyrën e Prokurorisë Ushtarake të Budapestit. Nga viti 2008 deri më 2014 ai ka mbajtur pozicione të ndryshme si ekspert në MOL Plc., ku ka fituar përvojë shumë të mire në një korporatë multi-nacionale, në fushën e tregtisë, ligjorit dhe marrëdhënieve të korporatës. Më 2014, u diplomua nga Universiteti i Óbuda si inxhinier industrial. Prej 2014 deri më 2018 ka qenë në Shërbimin e Jashtëm, si kreu i misionit të Konsullatës së Përgjithshme të Hungarisë, në Erbil, Irak. Më pas, ka punuar si zëvendës sekretar për politikat e mbrojtjes në Ministrinë e Mbrojtjes në Hungari, gjatë viteve 2018 – 2019. Në vijim, nisi të punojë për MOL Plc. si këshilltar ligjor dhe Kryetar i Portofolit të Pronave dhe Menaxher Asetesh. Prej muajit janar 2021, punon për 4iG Plc. si menaxher ligjor. Që prej 1 shtatorit ka qenë Drejtori i Grupit Ligjor dhe prej datës 1 qershor 2023 është Kryetari i Grupit Rregullator & Ligjor. Që prej 26 korrikut, ai u bë anëtar i Këshillit Mbikqyrës të One Albania Sh.