Indrit Daci

INDRIT DACI

Drejtori Komercial për Biznesin
Management Team

Indrit Daci pasi mbaroi MBA-në në Universitetin Modena dhe Reggio Emilia punoi në sektorin financiar dhe logjistik, ku drejtoi në pozicionin e CEO-s një firmë tregtare shqiptaro-italiane. Ai iu bashkua ALBtelecom në vitin 2009 si Shef i Stafit për CEO-n e kompanisë, më pas si Drejtor i Shitjeve me Pakicë. Në vitin 2012 ai u bë Drejtor i Shitjeve me Pakicë i Eagle Mobile dhe Drejtor i Rrjetit dhe i Shitjeve me Pakicë të ALBtelecom. Z. Daci drejtoi bashkimin dhe integrimin e Eagle në ALBtelecom. Nga viti 2014 Z. Daci kontribuoi në disa pozicione drejtuese brenda kompanisë si: Drejtor i Përgjithshëm i Shitjeve, Drejtor i Grupit të Biznesit të Konsumatorëve, Koordinator i Grupit të Tregtisë me Shumicë, Marrëdhënieve Ndëroperatore dhe Zhvillimit të Biznesit dhe së fundmi Drejtor i Shitjeve (CSO) në ALBtelecom.