1

Përgjegjshmëria Sociale

Arti dhe Kultura

Programet tona sociale kanë si qëllim kryesor përmirësimin e cilësisë së jetës të qytetarëve. Nuk ka shoqëri të shëndoshë dhe të përmbushur pa zhvillimin apo promovimin e artit dhe kulturës së saj. One nxit dhe përkrahë programe artistike dhe kulturore nga grupime të ndryshme shoqërore.

Ne jemi prezent në një sërë bibliotekash të qytetit të Tiranës, përmes pajimit të tyre me libra. Bashkepunimi i vazhdueshëm i One me Akademinë e Arteve, përmes mbështetjes së programeve specifike, u ka dhënë mundësi artistëve të rinj për të zhvilluar talentet e tyre.

ONE Albania do të vijojë të mbështesë aktivitete kulturore, artistike dhe për rritjen e kapaciteteve për të ndikuar më tej në zhvillimin e artit dhe kulturës në vend.

Shëndetësia

Kontributi i ONE Albania në sistemin shëndetësor është i gjerë dhe i vazhdueshëm me synimin e përmirësimit të tij. Ndër vite One ka kontribuar në infrastrukturën IT në disa spitale publike. Ka rritur kapacitetetet e spitaleve me pajimin e aparaturave mjekësore shumë të nevojshme për diagnostikimin dhe trajtimin e pacientëve. Gjithashtu, një kontribut i rëndësishëm është edhe ai në përmirësimin e infrastrukturës së ambienteve spitalore në disa spitale të rëndësishmë të vendit.

Pjesë e rëndësishmë e kontributit në shëndetësi është edhe kultivimi i kulturës së vullnetarizmit tek punonjësit e kompanisë sonë, abonentët, furnitorët dhe partnerët në biznes. Në këtë kuadër janë zhvilluar disa iniciativa dhe programe që kanë ndihmuar në një sërë institucionesh të rëndësishme dhe si rrjedhojë kanë ndikuar pozitivisht edhe në zhvillimin e kulturës së përgjegjshmërisë sonë si qytetarë.

Arsimi

ONE Albania e shikon sektorin e arsimit si një nga sektorët më të rëndësishëm për zhvillimin e vendit tonë në të gjitha dimensionet. Ndër vite është kontribuar në përmirësimin e infrastrukturës IT në disa universitete të vendit, si Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti Bujqësor i Tiranës etj. Gjithashtu, kemi ndërhyrë në infrstrukturën e godinave ekzistuese të disa shkollavë në nivele të ndryshme të arsimit, pajisja e nxënësve në nëvojë me mjete didaktike etj.

Për vite me rradhe One ka zhvilluar programe stazhi për studentët duke u dhënë atyre mundiësinë që të fitojnë përvojë pune dhe të zhvillojnë aftësitë e nevojshme për të performuar sa më mirë në punët e tyre të ardhshme.

Duke konsideruar rëndësinë e arsimit, One do të jetë vazhdimisht prezent për zhvillimin e këtij sektori të shoqërise.

Mjedisi

Mjedisi përbën një nga shtyllat kryesore për strategjinë e Përgjegjshmërisë Sociale të ONE Albania për vetë rëndësinë që paraqet ruajtja dhe përmirësimi i mjedisit. Realizimi i qëllimit tonë për ruajtjen dhe përmirësimin e mjedisit arrihet nëpërmjet programeve dhe objektivave brënda kompanisë dhe ato të cilat i kemi orientuar drejt publikut të gjerë.

ONE Albania angazhohet në projekte të cilat kanë mbështesin ide inovatore për të promovuar dhe mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm në fushën e mjedisit. Vlen për tu përmendur mbështetja dhe mentorimi për disa vite rresht i disa konkurseve kombëtare dhe ndërkombëtare në këtë drejtim. Në qendër të angazhimit tonë për përmirësimin e situatës mjedisore ka qënë dhe vazhdon të jetë kontributi ne rritjen e hapsirave të gjerlberta, programe riciklimi, ndërtimi i parqeve dhe sensibilizimi qytetarëve për ruajtjen e mjedisit.

Teknologjia për shoqërinë

Teknologjia & Grupet në Nevojë

Përgjegjësia jonë si kompani e telekomunikacionit celular shtrihet përtej misionit për të ofruar zgjidhje komunikimi. Ne ndjekim modelin e përgjegjësisë sociale të korporatës duke synuar një zhvillim të qëndrueshëm dhe duke kontribuar në komunitetet ku kryejmë aktivitetin e biznesit.

ONE Albania është e vetëdijshme për përfitimet që teknologjitë moderne të informacionit dhe komunikimit u sjellin njerëzve në nevojë dhe atyre me paaftësi të ndryshme, ndaj kompania ndërmerr veprime për abonentët dhe mbarë shoqërinë.

Kontributi Social

ONE Albania ka marrëdhënie të mira me komunitetet ku kryen aktivitetin. Para instalimit të antenave të reja, zhvillohet dialog me anëtarët e komunitetit përkatës, përfshirë edhe pushtetin vendor.

Vizioni i ONE Albania synon që të gjithë shqiptarët të kenë akses në të njëjtat komunikime novatore që ofrojnë qendrat teknologjike botërore. Lidhja më e shpejtë dhe më e besueshme në komunitetet rurale dhe rajonale shton aksesin tek shërbimet e arsimit, shëndetit dhe biznesit, si edhe kontribuon për rritje ekonomike. ONE Albania ofron çmime të ulta për grupet e prekura të shoqërisë.

ONE Albania zbaton disa programe të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e grupeve shoqërore në nevojë, si dhe të organizatave të cilat i mbështesin. ONE Albania ka bërë të ditur prej disa vitesh fushat strategjike ku përqendrohen aktivitetet e saj:

- Akses i barabartë në arsimim dhe informim;

- Mundësi të barabarta për grupet në nevojë;

- Mirëqenia dhe zhvillimi i fëmijëve;

- Lehtësimi i pasojave të fatkeqësive natyrore.