Shërbime

Transferimi i kreditit

Shёrbimi “Transferimi i kreditit” u mundёson pajtimtarёve “Familjarё” One Albania tё transferojnë kredite në mënyrë të thjeshtë dhe të sigurt kundrejt të gjithë numrave One Albania me parapagesë, në çdo moment të ditës dhe natës. Mjafton që nga numri i tyre telefonik të telefonojnë FALAS numrin e shkurtër “135” dhe të ndjekin udhёzimet pёrkatёse.

Abonentёt One Albania me parapagesë që do të marrin një transfertë nëpërmjet shërbimit “Transferim Krediti”, do të përfitojnë si dhuratë nga One Albania 10% të vlerës së transferuar shtesë dhe gjithashtu tarifa më të lira drejt numrave One Albania: vetëm 7 Lekë/minutë.

Udhёzime

Për të përdorur këtë shërbim, pajtimtarët One Albania duhet të kenë një fjalëkalim, të cilin mund ta marrin nëpërmjet një SMS-je në celular. Nësë pajtimtarët nuk kanë fjalekalim, ata mund të telefonojnë direkt në “123” për të marrë fjalëkalimin, ose mund të telefonojnë “135” dhe duke shtypur 2, të ndjekin udhezimet e IVR si më poshte:

Duke shtypur 1, do të jenë të lidhur automatikisht me Operatorin e Kujdesit ndaj Klientit “123”, për t’iu përgjigjur disa pyetjeve të sigurisë.
Duke shtypur 2, ata mund të ndryshojnë fjalëkalimin.

Nëse pajtimtarët janë të pajisur me fjalëkalim, ata mund të telefonojnë në numrin e shkurtër "135" dhe pastaj të ndjekin komandat si më poshtë:

  • Vendosni fjalëkalimin e kërkuar 7 shifror = xxxxxxx
  • Shtypni numrin me parapagim One Albania, tek i cili shuma duhet të transferohet = 067xxxxxxx
  • Shënoni shumën që do të transferohet = xxxx
  • Shtypni “1” për të konfirmuar transaksionin, “2” për të vendosur përsëri shumën e duhur.
 

Përdoruesit One Albania do të marrin një SMS me anë të së cilës do të informohen për vlerën e kreditit.

  • Vlera minimale e transferimit të kreditit, jo më pak se 100 Lekë;
  • Vlera maksimale ditore e transferimit te kreditit, 500 Lekë;
  • Vlera maksimale mujore e transferimit të kreditit, 2.000 Lekë.

Në rastin kur pajtimtarët One Albania kërkojnë të çaktivizojnë shërbimin, ata duhet të telefonojnë në "123" dhe pasi t’u jenë përgjigjur të gjithë pyetjeve të sigurisë, shërbimi do të çaktivizohet.

*Të gjitha vlerat e mësipërme përfshijnë TVSH.

Gjeje Kush Jam

"Gjeje Kush Jam" është një shërbim i dizenjuar për të gjithë abonentët One Albania që duan t'i surprizojnë miqtë apo të afërmit e tyre duke ndryshuar zërin kur i marrin në telefon.

Me shërbimin "Gjeje Kush Jam", për vetëm 30 Lekë/min, gjithkush ka mundësinë të bëhet misterioz dhe gazmor duke ndryshuar zërin.

Si ta përdorësh shërbimin “Gjeje kush Jam”

  • Formo numrin 147 dhe butonin e thirrjes;
  • Sekretaria të njofton për opsionet e zërit:
    • Shtyp 1 për të zgjedhur zë fëmije
    • Shtyp 2 për të zgjedhur zë femre
    • Shtyp 3 për të zgjedhur zë mashkulli
    • Shtyp 4 për të zgjedhur zë alieni
    • Shtyp 5 për të zgjedhur zërin e hollë
  • Formo numrin e personit që do të telefonosh, të ndjekur nga butoni thurrje#;
  • Gjatë bisedës, ti mund ta ndryshosh sërish zërin duke:
    • Shtypur 3 për të zgjedhur zë bas
    • Shtypur 9 për zë të hollë
    • shtypur 5 për t'u kthyer te zëri yt origjinal

Pasi të bëhet lidhja dhe të mbarojë telefonata, abonenti që telefonohet do të njoftohet në kohë reale, me anë të një SMS-je njoftuese, në lidhje me sherbimin “Gjeje Kush Jam.

Origjinuesi i telefonatës nuk mund ta kryejë telefonatën nëse:

  • Ka arritur limitin e kreditit (në rastin e planit tarifor me paspagesë);
  • Nuk ka kredit të mjaftueshëm (në rastin kur abonenti i përket planit me parapagesë);

Këtë shërbim mund ta përdorin edhe klientët që nuk janë One Albania duke telefonuar drejt numrit 00355678800147 me kushtin që telefonata të kryhet vetëm drejt numrave One Albania.

Tarifimi i minutave do të kryhet sipas skemës 60+1.

Cmimi i shërbimit është 30 Lekë/min për origjinuesin e telefonatës.