Grupi 4iG, investitori i kompanisë One Albania bashkë me Telecom Egjiptin do të mundësojnë lidhjen e Shqipërisë dhe Egjiptit përmes një sistemi kabllor nënujor

04-10-2023
Underwater Cable 4iG Egypt

Shqipëria dhe Egjipti do të lidhen përmes një sistemi kabllor nënujor, me kapacitet të lartë. Kjo falë nënshkrimit të një Memorandumi Mirëkuptimi mes Grupit 4iG Plc, kompanisë së  info-komunikimit me qendër në Budapest dhe kompanisë Telecom Egjipt, operatori i parë i integruar i telekomunikacionit në Egjipt dhe një nga operatorët më të mëdhenj të kabllove nënujore në rajon. Përveç pikave të shumta potenciale në Evropën Lindore, me një model të hapur aksesi dhe njësi me degëzime të shumta, sistemi është ngritur si një pikë e re hyrëse, kabllore, evropiane me një kalim tranziti të ndryshëm krahasuar me rrugët tashmë ekzistuese mesdhetare drejt pikës kryesore të internetit, të ngjashme me ato në Frankfurt. 

Shqipëria është e privilegjuar me vendndodhjen e saj strategjike si një nga portat dhe pikat kryesore të hyrjes në Evropën Lindore. E mbështetur me një infrastrukturë tokësore të siguruar ndërkufitare, ajo do të lehtësojë lidhjen e mëtejshme dhe aksesin në destinacione të ndryshme kryesore.

Marrëveshja i mundëson Groupit 4iG të hyjë si një lojtar i ri në tregun e infrastrukturës ndërkontinentale të transmetimit të të dhënave midis Evropës, Azisë dhe Afrikës Lindore.

Marrëveshja u nënshkrua në Kajro nga Kryetari i Bordit të 4iG Plc dhe Drejtori Menaxhues dhe Ekzekutiv i Telecom Egypt.

Gellért Jászai, Kryetar i Bordit të Drejtorëve në 4iG, ndër të tjera nënvizoi se:

Nënshkrimi i këtij Memorandumi Mirëkuptimit me Telecom Egjiptin përfaqëson një moment historik të rëndësishëm për Groupin 4iG. Duke përdorur përvojën tonë të gjerë në biznesin tranzit të Evropës Qendrore dhe asaj Lindore, ky partneritet shënon hyrjen tonë në një fushë të re biznesi, me rëndësi strategjike, siç është lidhja ndërkontinentale. Grupi forcon më tej praninë e tij në tregun rajonal me ngritjen e një porte të re të dhënash në Shqipëri për Ballkanin dhe zgjerimi i itinerareve ndërkombëtare tranzitore optike do të krijojë mundësi të reja bashkëpunimi me vendet e rajonit.

Të dy kompanitë synojnë të fitojnë një pjesë të konsiderueshme të tregut të madh dhe me rritje të shpejtë të trafikut të të dhënave midis Evropës dhe Azisë, si dhe midis Evropës dhe Afrikës Lindore.

Jemi të kënaqur të bashkëpunojmë me grupin  4iG, i cili krijon terrenin për shtimin e një pike hyrëse krejt të re të larmishme në Evropë, duke lehtësuar drejtimin e trafikut afrikan dhe aziatik në pikat kryesore në Evropë. Kjo shkon në përputhje me strategjinë e Telecom Egjipt për të diversifikuar opsionet e kalimit të pellgut të Mesdheut përmes rrugëve të hapura dhe të mundshme nga Egjipti në Evropë, me qëllim rritjen e  mundësive të lidhjes së partnerëve tanë. Përpjekjet tona të vazhdueshme për të bashkëpunuar me lojtarët më të mëdhenj të industrisë burojnë nga dëshira jonë për të ofruar opsione të pandërprera lidhjeje për partnerët tanë dhe në fund të fundit për përdoruesit përfundimtarë, si në rajon ashtu edhe në nivel global.Sistemi kabllor nënujor do të shfrytëzojë ekosistemin e hapur dhe neutral ‘WeConnect’, të sapolançuar si një mundësi që siguron lidhje të pandërprerë me sisteme të shumta nënujore, duke u ofruar klientëve tanë zgjidhje për sigurimin e lidhjeve të fuqishme dhe akses në infrastrukturën e pasur të Egjiptit.”- tha  gjatë fjalës së tij Mohamed Nasr, Drejtori Menaxhues dhe Ekzekutiv në Telecom Egjipt.

Me një histori të krijuar prej mbi 165 vitesh dhe një ekspertizë të gjerë në kryesimin e lidhjeve ndërkontinentale nënujore, Telecom Egjipti është partneri i duhur për 160 lojtarët kryesorë në rritje, të kabllove nënujore në mbarë botën. Kompania bën çdo përpjekje për të zhvilluar një portofol të larmishëm ofertash, duke përdorur zgjidhje të fundit për t’ju përgjigjur ritmit në rritje të kërkesave globale për lidhje dhe diversitet ndërkombëtar.

 

Rreth 4iG

4iG Plc, një kompani me shumicë hungareze me bazë në Budapest, Hungari, është grupi kryesor i telekomunikacionit dhe IT në Hungari dhe Ballkanin Perëndimor, dhe një nga kompanitë kryesore në ekonominë digjitale të bazuar në njohuri. I listuar në Bursën e Budapestit, qasja e freskët dhe inovative e Grupit dhe pozicioni i tij si integruesi kryesor i sistemeve të IT-së në Hungari e bëjnë atë një ofrues kryesor të shërbimeve të biznesit në transformimin digjital të rajonit. Strategjia dinamike e zgjerimit të 4iG-së e ka bërë atë një lojtar dominues në tregjet e telekomunikacionit në Hungari dhe në Ballkanin Perëndimor. Grupi po zgjeron vazhdimisht shërbimet, ekspertizën dhe portofolin e tij për të përmbushur nevojat dhe kërkesat në ndryshim të tregjeve të telekomit dhe IT-së. Grupi 4iG punëson më shumë se 8,000 njerëz. www.4iG.hu

 

Rreth Telekom Egjiptit

Telecom Egjipti është operatori i parë i integruar i telekomit në Egjipt që ofron të gjitha shërbimet telko për klientët e tij, duke përfshirë shërbimet me zë, të dhënave fikse dhe celulare. Telecom Egjipti ka një histori të gjatë prej më shumë se 160 vjet në shërbim të klientëve egjiptianë, duke ruajtur një pozitë udhëheqëse në tregun e telekomit vendas, duke u ofruar klientëve të saj, ndërmarrjeve dhe konsumatorëve teknologjinë më të avancuar, zgjidhjet e besueshme të infrastrukturës dhe rrjetin më të gjerë të kabllove nënujore Përveç veprimtarisë celulare "WE", kompania zotëron 45% të aksioneve të Vodafone Egjipy. Aksionet e Telecom Egjiptit (Ticker: ETEL.CA; TEEG.LN) tregtohen në Bursën Egjiptiane dhe Bursën e Londrës.

 Ju lutemi referojuni raportit të plotë financiar të Telecom Egypt në linkun:  ir.te.eg

Për më shumë informacion, kontaktoni:

Ekipi i marrëdhënieve me investitorët

Email: investor.relations@te.eg