Leter nga CEO

14-03-2023

 

Për abonentin dhe partnerin tonë të çmuar,

Më 1 Janar të këtij viti, ne filluam një rrugëtim të ri emocionues si One Albania. Tani, jam krenar të ndaj me ju identitetin tonë të ri të markës, moton e re, logon dhe qëllimin që pasqyron përpjekjet tona shtesë për të tejkaluar atë që prisni nga ne.

Si pjesë e grupit teknologjik hungarez 4iG, grupit me rritjen më të shpejtë në rajon, One Albania është tashmë një lojtar i rëndësishëm rajonal në fushën e telekomunikacionit. Shqipëria ka një rol qendror në planet e 4iG në tregun e Evropës Qendrore dhe Lindore. Ashtu siç kemi edhe emrin, synojmë të jemi rrjeti numër Një në rajon, duke patur të gjithë mbështetjen dhe burimet e nevojëshme për të qenë në ballë të zhvillimeve teknologjike rajonale.

Po vijmë me një frymë përkushtimi dhe shkathtësie, të angazhuar për të ofruar shërbimin më të mirë. Vizioni ynë për t'u bërë zgjedhja e parë në vend në fushën e telekomunikacionit dhe më e orientuara drejt abonentit, është një besim i fuqishëm që drejton biznesin tonë të përditshëm.

Jemi të bindur se rrjeti ynë celular i jashtëzakonshëm dhe i besueshëm, i mbështetur nga infrastruktura më e aftë e bazës së fibrave, janë arsye të mira për të qenë një lojtar kyç në digjitalizimin e Shqipërisë dhe zgjedhja e parë për abonentët. Përvoja e përmirësuar e abonentit është dhe do të jetë prioriteti ynë kryesor edhe për këtë vit. Ne kemi akses në burime dhe njohuri që na lejojnë të angazhohemi dhe të investojmë në mbulimin celular 5G dhe teknologjitë e fibrave gjatë vitit 2023.

Presim me padurim të vazhdojmë të punojmë për ju, duke shtuar forcë dhe besim në bashkëpunimin tonë të vlefshëm që kemi deri tani. Me shumë krenari ju konsiderojmë partner dhe pjesë të komunitetit tonë. Besimi dhe besnikëria juaj na ndihmojnë dhe motivojnë të ndërtojmë një përvojë më të mirë për të gjithë ju, ndaj faleminderit që na ndihmoni në misionin tonë për të qenë gjithmonë e më të mirë.

ONE është këtu “Për Ty”!

Sinqerisht, Emil Georgakiev