Nisi Ferma VIP, një reality show risi, mbështetur nga One Albania

27-03-2024

Javën e shkuar, panoramës së argëtimit mediatik iu shtua një “reality show” ndryshe, “FERMA VIP” nga Vizion Plus. Nën filozofinë e mbështetjes së risive dhe argëtimit, One Albania ka vendosur të mbështesë këtë format argëtues, ku njerëz të famshëm vendosen në kushte sprovuese si ato të të jetuarit në një fermë, duke kryer edhe të gjitha aktivitetet e nevojshme për të mirëmbajtur fermën. “Fermerët” e parë që iu bashkuan formatit vinin nga fusha të ndryshme të jetës publike, mes tyre edhe disa nga emrat më të dashur për publikun ndër vite si Elsa Lila, Bes Kallaku, Marjana Kondi, Renis Gjoka, Robert Berisha e shumë të tjerë.Të vendosur përballë sfidave të fermës, këta personazhë do duhet të përshtaten dhe të mbijetojnë në kushte larg prej projektorëve të televizionit apo spektaklit, për të arritu kështu fitoren e lakmuar të 200,000 eurove. Mbështetja e One Albania vjen si vazhdimësi që kompania më e madhe e telekomunikacionit ka ofruar për risinë dhe argëtimin cilësor. Abonenët e One Albania do të kenë mundësinë që këtë format ta ndjekin edhe në One TV. Teksa të gjithë do të ndjekin me entuziazëm ngjarjet gazmore që premton kjo formulë fantastike televizive, One Albania do të vazhdojë të ofrojë mbështetjen e saj për cdo ide dhe platforma inovatore.