Njoftim Zyrtar i One Albania

29-03-2023

One Albania përpiqet çdo ditë të tejkalojë pritshmëritë e abonentëve, prandaj po ndërmarrim hapa drejt unifikimit të rrjetit, për të ofruar për ta një përvojë më të mirë në komunikim.

Në kuadër të këtij procesi ju informojmë se duke nisur nga data 1 prill 2023, të gjithë numrat celularë ALBtelecom do të transferohen në rrjetin ONE Albania.

Për këtë arsye, kërkojmë mirëkuptimin tuaj dhe në rast të ndonjë problemi që mund të hasni me sinjalin, në ditën e këtij unifikimi, mjafton të fikni dhe rindizni pajisjen tuaj celulare. Kjo do të ndihmojë në zgjidhjen e problemit të sinjalit dhe do të sigurojë një shërbim të pandërprerë.

Për informacion më të detajuar ose ndonjë problem, mund të kontaktoni Shërbimin tonë të Abonentit në 123 ose 142.

Për pyetjet më të shpeshta, ju lutemi vizitoni https://bit.ly/42KkIIY

Faleminderit.

One. Për ty.