Njoftim Zyrtar i One Albania

06-04-2023

Dëshirojmë t’ju informojmë se abonentët ALBtelecom do të kalojnë në rrjetin One Albania. Procesi i migrimit do të përfundojë në orët e para të datës 8 Prill, ndaj kërkojmë mirëkuptimin tuaj për çdo problem që mund të shfaqet gjatë kësaj kohe. One do të ofrojë mbështetjen e nevojshme për abonentët, për një tranzicion sa më të qetë. Në rast se rrjeti "One.al" nuk shfaqet në ekranin tuaj, ju duhet ta zgjidhni manualisht atë. Për telefonat Android: Settings/Connections/Mobile networks/Network operators dhe për telefonat Apple: Settings/Mobile Data/Network Selections. Gjithashtu, mund të ndiqni hapat në video

Për pajisjet android përmes linkut:  Regjistrimi i rrjetit One në Android - YouTube

Për pajisjet apple përmes linkut:  Regjistrimi i rrjetit One në iOS - YouTube.

Nëse keni nevojë për udhëzime të mëtejshme, ne do t'ju mbështesim përmes kanaleve tona të shërbimit ndaj klientit në 123, 0672000123, ose duke vizituar dyqanet tona.

Në rrjetin ONE abonentët tanë do të përjetojnë një përvojë më të mirë. Së fundmi kemi rritur shpejtësinë e internetit me 30% për abonentët e telefonisë celulare duke investuar në brez frekuencash 40% më të gjerë, që mundëson navigim më të shpejtë, cilësi video më të mirë dhe kohë më të shkurtër për transmetimin e të dhënave.