Njoftim Zyrtar nga One Albania

01-04-2023

Për një eksperiencë më të mirë në komunikim, One Albania po bashkon rrjetin dhe përditëson shërbimet, duke iu mundësuar abonentëve ALBtelecom kalimin në një sistem më cilësor.

Procesi i unifikimit i nisur më 1 prill nuk ka përfunduar akoma dhe numri juaj ende shërbehet nga rrjeti ALBtelecom. Për çdo shqetësim që mund t'ju ketë shkaktuar ky proces unik dhe shumë i rëndësishëm, lutemi në mirëkuptimin tuaj dhe kërkojmë ndjesë.

Kompania bën me dije se po vazhdon puna për përfundimin sa më shpejt të unifikimit të rrjetit, duke ju siguruar që nuk do të keni ndërprerje shërbimi.

Ky tranzicion teknik do të sjellë përfitime për abonentët që do të transferohen, duke kaluar në një rrjet të ri, me cilësi shumë më të lartë.

Abonentët qe kërkojnë sqarime, apo informacion të mëtejshëm mund të kontaktojnë Shërbimin tonë të Abonentit në 123 ose 0672000123.

Faleminderit. One për Ty.