Njoftim zyrtar i kompanisë One Albania

24-08-2023

Dëshirojmë të informojmë abonentët e One Albania se kemi pasur disa probleme teknike, të cilat për fat të keq për disa prej tyre kanë çuar në ndërprerje të përkohshme të shërbimeve të rrjetit 4G.

Ne duam t'ju sigurojmë se të gjithë ekipet tona kanë qenë plotësisht të angazhuara dhe të përkushtuara për zgjidhjen e problemeve, duke rikthyer shërbimin për të gjithë abonentët e prekur, në kohën më të shpejtë të mundshme.

Kërkojmë shumë ndjesë për çdo shqetësim që mund të ketë shkaktuar kjo situatë dhe duam të shprehim mirënjohjen tonë të përzemërt për durimin tuaj.

Për çdo pyetje ose sqarim, lutemi mos hezitoni të kontaktoni ekipin tonë të kujdesit ndaj klientit në numrin 123.

Faleminderit për besimin dhe durimin tuaj të vazhdueshëm.