ONE ALBANIA, I VETMI OPERATOR QE REDUKTON KOSTOT E DATA ROAMING-UT ME BE DHE BALLKANIN PERËNDIMOR

06-10-2023
1

38 operatorëve telefonikë të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian do të mundësojë një ulje të ndjeshme të tarifave të internetit në roaming.

ONE Albania, ofruesi më i madh i telekomunikacionit në Shqipëri shënon pjesëmarrjen e tij ekskluzive për Shqipërinë në Deklaratën e Roaming-ut ndërmjet Bashkimit Evropian dhe vendeve Ballkanit Perëndimor, e cila hyri zyrtarisht në fuqi më 1 tetor 2023.

Ky bashkëpunim historik forcon angazhimin e ONE Albania për të ofruar zgjidhje unike për të qëndruar të lidhur, duke u ofruar abonentëve ulje të jashtëzakonshme në shërbimin  data roaming.

Kjo marrëveshje u mundëson përdoruesve të telefonisë celulare nga Shqipëria që të kenë çmime më të ulëta për përdorimin e internetit kur ndodhen në vendet e Bashkimit Europian, si dhe anasjelltas, turistët e huaj të përdorin internetin me çmime më të lira në Shqipëri.

Konkretisht, duke filluar nga data 1 tetor 2023, të gjithë abonentët e ONE Albania do të përfitojnë ulje të ndjeshme të tarifave për njësitë e internetit Roaming, nga 60 lekë/MB në vetëm 2,4 lekë/MB. Gjithashtu, tashmë paketat ONE Roaming janë të vlefshme në një rrjet më të gjerë operatorësh ndërkombëtarë.

Angazhimi i operatorëve të telekomunikacionit, sipas Deklaratës, kontribuon në forcimin e lëvizshmërisë ndërkufitare në vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe përmirëson dhe thjeshton lidhjen e qytetarëve dhe bizneseve në vendet e BE-së dhe këtij rajoni.

Operatorët e telekomunikacionit, në bazë të Deklaratës, do të konsiderojnë futjen graduale të planeve tarifore dhe opsioneve për reduktimin e tarifat shtesë të roaming-ut ndërmjet BE-së dhe ekonomive të Ballkanit Perëndimor, në të dy drejtimet, nga të cilat duhet të përfitojnë qytetarët dhe bizneset e këtyre vendeve.