ONE Albania: Zhvillimi teknologjik në turizëm sjell zhvillim ekonomik

11-04-2024
1

Si pjesë e panelit në “Konferencën për Investimet dhe Zhvillimin Ekonomik të Europës e Shqipërisë”, One Albania, përfaqësuar nga Drejtori Ekzekutiv Z. Brano Djurovic, ndau dëshirën për të nxitur inovacionin dhe zhvillimin e qëndrueshëm, duke u shfaqur si një mbështetës i palëkundur i rritjes së turizmit dhe prosperitetit ekonomik në rajon.

Nisur edhe nga ky moment historik për vendin, jo vetëm në sektorin e turizmit, por edhe në peizazhin e telekomunikacionit, One Albania riafrimoi angazhimin e saj për nxitjen e këtyre nismave të rëndësishme.

“Në vitet e fundit po shohim që biznesi ynë po ndryshon,  sepse ka ndryshuar edhe modeli i turizmit. Pra, kemi shërbime online siç janë Air BNB, njerëzit blejnë bileta online, kjo ekonomi po zhvillohet për të gjithë, të gjithe përfaqësohen në një farë mënyre. Po operohet masivisht me anë rrjetieve të telekomunikacionit dhe kështu që duhet të përdorm pajisje smart gjatë gjithë kohës. Ky ështe roli ynë kritik për të mundësuar lidhshmërinë cilësore në të gjithë Shqipërinë.”- tha Brano Djurovic, Drejtori Ekzekutiv i One Albania.

5

Gjatë konferencës, që shpalosi mundësitë e panumërta që presin investitorët dhe palët e interesuara, One Albania, një katalizator për nxitjen e turizmit dhe komunikimit në të gjithë Ballkanin Perëndimor ritheksoi mundësitë që i ofrohen jo vetëm turistëve të huaj, por edhe atyre shqiptarë për të qëndruar të lidhur me njerëzit e tyre të dashur kudo që udhëtojnë, përmes heqjes së tarifave roaming.

“Rreth 4-5 vite më parë ne hoqëm edhe tarifat roaming për vendet e Ballkanit Perëndimor edhe gjatë këtyre viteve kemi parë një rritje të jashtezakonshme në mobilitietin e njerëzve, por edhe të shërbimeve të lëvizshme në rajon. Pra, është më e thjeshtë për ata që bëjnë biznes, por edhe për turistët që gjatë gjithë kohës të qëndrojnë të lidhur me familjet e tyre dhe të udhëtojnë më shumë.”- shtoi Djurovic.

ONE Albania mbetet e vendosur për të fuqizuar komunitetet dhe për të nxitur rritjen socio-ekonomike nëpërmjet telekomunikacionit, për të ndihmuar edhe më tej në pozicionimin e Shqipërisë si një destinacion kryesor në hartën globale të turizmit.