ONE Albania mbështet Javën e Kulturës Hungareze: Evente unike nga një kulturë mike

03-11-2023
Foto kryesore 2

One Albania mbështet për të dytin vit radhazi Javën e Kulturës Hungareze, që do mbahet nga data 2-6 nëntor.  Nëpërmjet një seri eventesh unike, në disa qytete të Shqipërisë, Java e Kulturës Hungareze ofron mundësinë për njohur dhe shijuar një program të kuruar me shfaqje, muzikën tradicionale dhe eksperimentale dhe të shihni ekspozitat artistike, të bazuara mbi kulturën hungareze.

E pranishme në eventin hapës Znj. Irida Bonati, Zëvendësdrejtore Ekzekutive e One Albania, e cila pasi e  vlerësoi mbështetjen e One, pjesë e grupit hungarez 4iG për këtë nismë kulturore, si  një mundësi për të thelluar lidhjet që bashkojnë njerëzit, ndër të tjera shtoi:

 “Aktivitetet e Javës Kulturore Hungareze në Shqipëri ishin shumë të suskseshme edhe vitin e kaluar, gjë që përforcon edhe më tej faktin që lidhja mes Shqipërisë dhe Hungarisë nuk është thjesht një kredencial diplomatik, por një lidhje shumë më e thellë, e cila ka krijuar rrugë të përbashkëta drejt një të ardhmeje të zhvilluar dhe, pa dyshim, drejt progresit në fushën teknologjike dhe inovacionin digjital, ku One Albania kontribuon”.  

DSC07079

Programi kulturor që nis më 2 nëntor, me hapjen e ekspozitës së përkthimeve dhe me eventin shah dhe jazz, do të shoqërohen me një sërë ngjarjesh kulturore për publikun e gjerë.

Gjatë edicionit të saj të dytë, “Javët Kulturore Ndërkombëtare” 2023, një nismë e Ministrisë së Kulturës, sjell në Shqipëri tingujt, imazhet, aromat dhe shijet e 18 vendeve të botës, ndër të tjera edhe Hungarisë.

Z. Ádám Lovassy, Kreu i Misionit Diplomatik të Hungarisë në Shqipëri vlerësoi nismën e Ministrisë së Kulturës dhe bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve tona.  Pas falënderimit për mbështetësit të javës kulturore ai nënvizoi se: “Eventet e javës së kulturës hungareze përveç Tiranës do të zhvillohen edhe në disa qytete të Shqipërisë si: Durrësi, Korça, Pogradeci dhe Vlora, duke e kthyer javën në një event kombëtar.”

Përveç Tiranës, Vlora, Pogradeci e Durrësi do të jenë qytetet, ku do të prezantohet një program i përzgjedhur artistik, ndërsa nata e 5 nëntorit do t'i kushtohet artit dhe kuzhinës tradicionale hungareze.

Java e Kulturës Hungareze janë bërë tashmë në një festival tradicional, i cili do të vazhdojë të jetë pjesë e përvitshme e njohjes dhe shkëmbimit të traditave, artit, kulturës dhe kulinarisës mes kombeve të ndryshme, në Shqipëri.

Foto kryesore 1