ONE Albania solidarizohet në ndihmë të të prekurve nga tërmeti tragjjk në Turqi, Siri dhe Liban: komunikim dhe roaming falas

09-02-2023

Kompania më e madhe e telekomunikacionit në Shqipëri, ka njoftuar solidarizimin e saj me situatën e vështirë që po kalon Turqia, Siria dhe Libani, pas tërmeteve shkatërrues.

Në deklaratën e tyre për mediat, përfaqësuesit e kompanisë lajmëruan se, duke ndjekur me shqetësim situatën e jashtëzakonshme në Turqi, Siri dhe Liban, ONE Albania është pranë të prekurve nga tërmeti tragjjk dhe ofron shërbim roaming falas për të gjithë abonentët e saj që ndodhen në Turqi, Siri dhe Liban, për të mbajtur kontakte me të afërmit dhe miqtë kudo.

Duke nisur nga data 7 shkurt, të gjithë abonentët me parapagesë kanë shërbim roaming falas për 10 ditë dhe abonentët me kontratë për 14 ditë.

Për 10 ditët në vazhdim kompania do të dhurojë 20 lekë nga çdo paketë me parapagesë, të blerë nga abonentët ONE Albania.Për 10 ditët në vazhdim kompania do të dhurojë 20 lekë nga çdo paketë me parapagesë, të blerë nga abonentët ONE Albania.