Omnitele konfirmon: One Albania ka rrjetin më cilësor në vend

27-02-2024
certificate (1)

Rrjeti i One Albania merr pikët maksimale për thirrjet zanore, data dhe përdorimin e aplikacioneve.

Rrjetit celular të One Albania, më i madhi dhe më moderni në Shqipëri, me stacione mbulimi në të gjithë vendin, me teknologjinë Ericsson dhe i gatshëm për 5G i shtohet një vlerësim tjetër: ai nga Omnitele. Kjo e fundit,  një kompani finlandeze, konsulente e pavarur, e njohur ndërkombëtarisht për ekspertizën e gjerë në krahasimin e rrjeteve celulare dhe matjet në terren, ka bërë publike rezultatet, në muajin shkurt 2024.Kombinimi i aseteve të trashëguar nga bashkimi i dy operatorëve të mëparshëm dhe investimet e vazhdueshme gjatë vitit 2023 çuan në shtimin e kapaciteteve dhe burimeve të rrjetit dhe në këto rezultate për kompaninë.

Vlerësimi gjithëpërfshirës ka në fokus performancën e operatorëve kryesorë të rrjetit në Shqipëri, duke u fokusuar matjen e tre komponentëve: përvojën gjatë thirrjeve zanore, përvojën me shërbimet e të dhënave dhe përvojën me aplikacionet.

ONE Albania rezultoi si rrjeti celular me performancën më të mirë, duke arritur rezultatet më të larta në të tre komponentët, ku vlen për t’u theksuar se është  arritur shpejtësia mesatare më e lartë prej 143 Mbps në downlink si dhe aksesi më i shpejtë për lundrimin në internet, prej mesatarisht 1.9s.

Superioriteti i rrjetit, testuar nga Omnitele sigurisht është pohim i transparencës dhe integritetit të kompanisë ndaj klientëve.Vlerësimi, i kryer në rajone të ndryshme të Shqipërisë, duke përfshirë Tiranën, 6 qytete të mesme dhe 4 të vogla për nga numri i popullsisë, konfirmoi epërsinë e vazhdueshme të ONE në ofrimin e shërbimeve.

“Rezultatet mbresëlënëse të arritura në matjet e fundit krahasuese, nga Omnitele, për performancën e rrjetit, janë një dëshmi e fortë që në saje të investimeve të pandërprera për shtimin e kapaciteteve në rrjet, strategjisë për të krijuar kushte sa më të mira për eksperiencën e përdoruesve si dhe punës e përkushtimit të skuadrave tona,  mund të arrijmë të konkurrojmë dhe renditemi në nivelet më të larta të cilësisë së shërbimit,  të ofruar nga rrjeti celular. Kontributi ynë, si operatori lider i tregut të telekomunikacionit në Shqipëri, jep garanci dhe siguron besim të plotë që përdoruesit e rrjetit One Albania do të mirëpresin dhe kalojnë një sezon të ri turistik të suksesshëm” – tha Ilir Duka, Drejtori i Grupit të Teknologjisë,  në One Albania.

IMG-20240227-WA0001

Gjithashtu kompania ka rrjetin me shtrirjen më të gjerë të linjës fikse në vend, me rreth 6000 km fibër optike (rrjet kryesor dhe ndërqytetas) dhe ofron lidhje me shpejtësi të lartë, deri në 1 Gbit/s përmes rrjetit fibër në shtëpi, infrastrukturë kjo që e bën kompaninë një lider mbarëkombëtar të 4 produkteve (4P - rrjet i lëvizshëm, rrjet fiks, TV dhe internet) në treg. Rrjeti One Albania i ndërtuar mbi rrjetin celular 4G+, tepër të besueshëm, ashtu edhe mbi infrastrukturën fibër është krijuar për t'i mbajtur abonentët të lidhur me cilësinë më të mirë, me njerëzit dhe me atë që ata duan.One Albania mbetet e përkushtuar për t’u ofruar klientëve shërbime dhe zgjidhje që kanë një ndikim pozitiv në jetën e tyre të përditshme.

Foto 2 1