One Albania mbështet Maratonën e Tiranës, ngjarjen më të madhe sportive të qytetit

23-10-2023

Edhe një herë, Maratona e Tiranës magjepsi kryeqytetin me vendosmërinë, shpirtin komunitar dhe atë garues. Me mbështetjen e përgjithshme të One Albania si sponsor kryesor, maratona e këtij viti frymëzoi pjesëmarrësit të tejkalonin vetveten. Kjo thirrje për thyerjen e rekordeve personale bëri jehonë te vrapuesit, të cilët kaluan kufijtë e tyre dhe arritën rezultate të reja në secilën kategori.

Është vërtet e mahnitshme të shohësh këtë atmosferë, këtë pasion dhe frymën e  grupit. Urime fituesve dhe të gjithë pjesëmarrësve, sepse në fund të fundit, sporti nuk është një garë, por një stil jetese dhe pasurim i mirëqenies sonë të përditshme.” - u shpreh Brano Djurović, Drejtor Ekzekutiv i One Albania, pas ndarjes së çmimit të  parë të Maratonës.

1

Ai theksoi gjithashtu se: “One Albania do të vazhdojë të mbështesë këtë festë sportive që përfshin komunitetin, duke shkuar gjithmonë përtej më të mirës personale dhe duke tejkaluar kufijtë për cilësinë dhe performancën”.

Reputacioni ndërkombëtar që ka Maratona e Tiranës u duk qartë edhe një herë, teksa pjesëmarrësit nga Grupi 4iG dhe One Mali i Zi bashkuan forcat e tyre me ekipin e One Albania në këtë garë të dashur në kryeqytetin shqiptar, duke formuar një grup prej 50 profesionistësh që vrapojnë në të gjitha kategoritë.

2

Jam i kënaqur që One Albania ishte sponsori kryesor i Maratonës së Tiranës. Ne kemi zgjedhur të përshkojmë maratonën e plotë, jo vetëm në vrapim, por edhe në biznes. 4iG Group është e angazhuar për këtë rrugë në Shqipëri.”- tha Gergely Schütz, Drejtor i Komunikimeve Ndërkombëtare të Grupit 4iG, gjatë ceremonisë së Maratonës.

Brano Djurović, Drejtori Ekzekutiv i One Albania së bashku me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i dorëzuan çmimin e parë Ezekiel Kipkorit, garuesit nga Kenia, i cili  për 2 orë e 18 minuta përfundoi maratonën e plotë, ku morën pjesë mbi 4.700 pjesëmarrës nga Shqipëria dhe 47 vende të ndryshme të botës.

Maratona e Tiranës është një kujtesë e shkëlqyer se ndonëse rutinat tona të përditshme mund të duken të shpejta, ne duhet të gjejmë gjithmonë kohë për sporte dhe aktivitete fizike, pasi ato na ndihmojnë të përmirësojmë cilësinë e jetës dhe shëndetin tonë.

3