One Albania në mbështetje të turizmit, përmes prezencës në panairin “Tourism & Travel Show Albania”

01-02-2024
12

One Albania, një kontribues i vazhdueshëm  për rritjen dhe zhvillimin e turizmit në vend është pjesëmarrës dhe mbështetës i një prej panairëve më  të rëndësishëm, dedikuar turizmit. Ky event i rëndësishëm do të zhvillohet në datat 31 janar dhe 1 shkurt, në Pallatin e Koncerteve, duke bashkuar profesionistë të industrisë, palët e interesuara dhe entuziastë të eksplorimit të bukurive dhe potencialit të turizmit shqiptar.

One Albania njeh rëndësinë e ngjarjeve të tilla në promovimin e Shqipërisë si një destinacion kryesor udhëtimi dhe është e përkushtuar të kontribuojë në suksesin e Tourism & Travel Show Albania. Duke marrë pjesë si një prej mbështetësve kryesor, One Albania synon të nxisë bashkëpunimin dhe praktikat e qëndrueshme brenda sektorit të turizmit.

4

Si pjesë e përfshirjes së saj në event, One Albania mori pjesë aktive në një prej paneleve të diskutimit me temë "Tendencat Digjitale dhe Teknologjike në  Turizëm – Praktikat më të mira". Paneli eksploroi përparimet më të fundit në teknologji brenda industrisë së turizmit, duke theksuar strategjitë më të mira për përdorimin e mjeteve digjitale për të përmirësuar përvojën e përgjithshme në udhëtim.

Pjesëmarrja në këtë panel pasqyron angazhimin e kompanisë për të përqafuar inovacionin në teknologji dhe  për të vendosur turizmin në qendër të vëmendjes si një ndër shtyllat kryesore të ekonomisë së vendit tonë.

7