One Albania zbulon horizontet e reja të teknologjisë në edicionin 11 të INFOCOM

09-11-2023
article konferenca

One Albania së bashku me INET dhe Bashkinë e Tiranës risjellin më 7 nëntor, në Hotel “PLAZA”, njënga konferencat më jetëgjata të teknologjisë dhe inovacionit, të quajtur INFOCOM.

Kjo konferencë është një traditë disavjeçare dhe një forum i papërsëritshëm ekspertize mbi teknologjinë dhe inovacionin, duke bashkuar liderët lokalë dhendërkombëtarë të teknologjisë për të frymëzuar dhe inovuar së bashku me komunitetin lokal.

Nëpërmjet mbështetjes së INFOCOM, One Albania sjell të materializuar rolin e saj si korporata më e madhe e telekomunikacionit, duke ofruar kapacitetet e saj dhe duke bërë bashkë mendjet dhe përvojat më të mira të zhvillimit teknologjik për entuziastët e teknologjisë, ekspertët dhe profesionistët, të cilët mund të shkëmbejnë ide dhe të jenë gati për të ardhmen e teknologjisë.

Brano Djurovic, Drejtori Ekzekutiv i One Albania, përmes fjalës së tij do të trajtojë disa tema kryesore që po formësojnë të ardhmen e industrisë së telekomunikacionit dhe avantazhet më kryesore që ka One Albania si pjesë e grupit 4iG.Folësit kryesorë në konferencë si: Habib Lazevicsipërmarrës, Frederico de Simoni, entuziast i inovacionit dhe digjitalizimit e shumë të tjerë do tëeksplorojnë botën dinamike të inteligjencës artificiale, inovacionit dhe sigurisë kibernetike në pak orë. Përmes disa aktiviteve që do i bashkohen konferencës, shumë të rinj do të kenë mundësi të marrin pjesë në “hackathone”shpërblyese, ku zgjuarsia dhe aftësia e kodimit përplasen për zgjidhjen e enigmave, thyerjen e kodet dhe për nxjerrjen në pah të aftësitë të secilit.

Teksa gjithnjë e më shumë proceset e punës, ekonomisë dhe shërbimeve po preken nga zhvillimet teknologjike dhe inteligjenca artificiale, konferenca si INFOCOM dhe përfshirja direkte e korporatave si One Albania duken tejet të domosdoshme për të patur zhvillim dhe tranzicion sa më të shëndetshme drejt të ardhmes.