“One Mali i Zi’”, pjesë e panairit të turizmit në Tiranë me oferta gati të pakufizuara për turistët shqiptarë

12-04-2024
Cover visual

Nën markën me ngjyrat vjollcë e të verdhë, turistët shqiptarë ndihen në Mal të Zi si në shtëpinë e tyre.

Turistët shqiptarë që do të vizitojnë këtë verë Malin e Zi do të priten me shumë avantazhe në saje të markës së njohur të telekomunikacionit me ngjyrat vjollcë e të verdhë. Angazhimin për ofrimin e një shërbimi ku përdoruesit do të ndihen si ‘në shtëpinë e tyre’ e garantuan lideri i telekomunikacionit One Mali i Zi dhe Organizata Kombëtare e Turizmit e Malit të Zi në panairin e turizmit të mbajtur para pak ditësh,në Tiranë.

Si pjesë e grupit hungarez 4iG, One, një brend në zhvillim e sipër në tregun e Ballkanit Perëndimor, është i vendosur t’i sigurojë përdoruesve të One në Shqipëri dhe në Mal të Zi përvojën më të mirë për përdoruesit.

Kur udhëtojmë, duam të jemi të bindur se mund të mbështetemi në çdo kohë në rrjetin që kemi zgjedhur. Në Mal të Zi, s’ka rëndësi nëse jeni në bregdet, në malet tona të bukura apo edhe në pjesën veriore të Malit të Zi, rrjeti më i besueshëm e me traditë më të gjatë është padyshim One. Së bashku me mikpritjen tradicionale malazeze, ne besojmë se brendi ynë do t'i bëjë të gjithë ata, që zgjedhin vendin tonë për pushimet e tyre vjetore, të ndihen si në shtëpinë e tyre.”- theksoi Branko Mitrovic, Drejtori Ekzekutiv i One në Mal të Zi.

1

Përveç besueshmërisë, e cila është e domosdoshme për kompaninë e telekomunikacionit One, në të dy vendet, një pjesë e detyrueshme e ofertës është interneti i mjaftueshëm për komunikim me të dashurit, ndarjen e fotove të mrekullueshme nga plazhet dhe malet malazeze, eksplorimin e destinacioneve, me pak fjalë, gjithçka që duhet për një verë të paharrueshme.

Oferta tërheqëse turistike me parapagesë përfshin gjithashtu një mënyrë më të thjeshtë të qasjes ndaj shërbimeve me anë të eSIM-it. Vlen të theksohet se turistët, në varësi të kohës që do të qëndrojnë në Mal të Zi, mund të zgjedhin një nga paketat thuajse të pakufizuara, 500 GB për 15 ditë, me çmim 15 euro, ose 1T për 30 ditë, për vetëm 20 euro. Për ata që preferojnë mënyrën tradicionale, kartën SIM, atë mund ta sigurojnë në të gjithë degët e One në të gjithë Malin e Zi.