“Prindër të zgjuar, fëmijë të sigurt”: Fëmijët nën kujdes falë One Kid.

08-04-2024

Në një botë me ritme të shpejta, prindërimi nuk u shpëton dot sfidave të përditshme. Mbajtja nën kontroll dhe monitorimi i vendndodhjes së fëmijëve, garantimi i sigurisë së tyre dhe qëndrimi i lidhur mund të duken si detyra të vështira, herë-herë të pamundura. Megjithatë, për të lehtësuar të gjitha këto shqetësime, One Albania sjell ofertën më të fundit: Orën inteligjente TCL për fëmijë, shoqëruar me abonimin One Kid.

Orët TCL janë dizenjuar duke patur në fokus prindërimin modern dhe vështirësitë që ai has. Ato vijnë me disa karakteristika dhe funksionalitete si: video-telefonata 4G, gjurmim në kohë reale, kamera HD 2MP dhe jetëgjatësi baterie deri në 7 ditë për garantuar funksionalitetin edhe gjatë përdorimit të shpeshtë të 4G. Gjithashtu, ka të përfshirë edhe një kartë memorieje me kapacitet 4GB. Sigurisht, duke marrë në konsideratë faktin që do të mbahet nga fëmijë, ajo është rezistente ndaj ujit, si edhe ka të integruar Kid’s Social Platform – një platformë sociale për t’u miqësuar me përdorues të tjerë të orës, nëpërmjet Bluetooth-it.

Si pjesë e iniciativës"Prindër të zgjuar, fëmijë të sigurt", One Albania e ofron falas orën inteligjente për fëmijë, për të shfaqur kështu përkushtimin tonë ndaj nevojave të prindërimit të kohëve të sotme. One Kid pëfshin edhe aplikacionin e dedikuar Kids' Smartwatch nëpërmjet të cilit mund të përcaktohen zonat e sigurta, të gjurmohet dhe të njoftohet në kohë reale, duke rritur më tej nivelin e sigurisë për fëmijët; kjo orë siguron komunikim dhe monitorim efektiv.

One Kid vjen me një plan tarifor 12 ose 14 muaj, me kosto duke filluar nga 700 Lekë në muaj; përfshin 150 minuta kombëtare, 150 SMS dhe 1 GB internet, duke siguruar komunikim dhe lidhje të qëndrueshme për prindërit dhe fëmijët e tyre.

Ky plan përbën një hap të rëndësishëm në funksion të sfidave moderne të prindërimit.  Me veçoritë e tij inovative, dhe çmimin ekonomik, One Albania transformon mënyrën se si prindërit mbrojnë dhe lidhen me fëmijët e tyre në epokën e sotme digjitale.