THIRRJE E ASAMBLESË SË PËRGJITHSHME TË AKSIONARËVE TË ONE ALBANIA SHA

25-05-2023

ONE Albania SHA (“ONE” ose “Shoqëria”) është një shoqëri aksionare shqiptare, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Square21, Tiranë, Shqipëri, regjistruar me Vendim Nr. 12910, date 27.11.1995, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. (www.one.al)

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë, Mbledhjen e ardhshme të Asamblesë së Përgjithshme të Shoqërisë:

Vendi:  ONE Albania SHA

              Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Square21, Tiranë

Data:    26 Qershor 2023

Ora:      11:30

 

Aksionarëve iu paraqitet Rendi i Ditës për Mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme si vijon:

  1. Miratimi i Pasqyrave Financiare 2022, miratimi i rezultatit për vitin financiar 2022, destinacioni i rezultatit, shpërndarja e dividendit dhe Raporti i Brendshëm i ONE Albania SHA;
  2. Miratimi i pasqyrave financiare 2022, miratimi i rezultatit për vitin financiar 2022, destinacioni i rezultatit, shpërndarja e dividendit dhe raporti i brendshëm i ALBtelecom SHA;
  3. Miratimi i auditorëve të jashtëm për vitin financiar 2023;
  4. Pranimi i dorëheqjes së Anëtarit ekzistues të Këshillit Mbikëqyrës të ONE Albania;
  5. Emërimi i Anëtarit të ri të Këshillit Mbikëqyrës të ONE Albania;
  6. Shkarkimi i anëtarëve të Bordit të Drejtorëve dhe Këshillit Mbikëqyrës nga çdo përgjegjësi në lidhje me çfarëdo vendim, akti apo transaksioni në lidhje me Shoqërinë nga data e emërimit të tyre përkatës deri në këtë mbledhje të Asamblesë së Përgjithshme.
  7. Të ndryshme.

 

Për çdo informacion te mëtejshëm qe mund t’ju nevojitet, ju lutem kontaktoni Z. Dionis Kolila, Drejtor I Pajtueshmërisë & Qeverisjes së Korporatës dhe Sekretar i Mbledhjes, në adresën: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Square21, Tiranë, Shqipëri.

 

Ju faleminderit për bashkëpunimin,

ONE Albania SHA