ZHVILLIME FANTASTIKE NË TELEKOMUNIKACIONIN SHQIPTAR. LINJË E RE NËNUJORE DHE SHËRBIM 5G

13-02-2024
Mr.Peter Fekete

Në fillim të kësaj jave pati plot lajme të rëndësishme ku Shqipëria ishte në qendër të zhvillimeve teknologjike. Grupi hungarez 4iG finalizoi memorandumet e bashkëpunimit me Telekom Egypt dhe Qeverinë Shqiptare për ndërtimin e një linje kabllore nënujore, me kapacitet të lartë.

Rrjetet kabllore me fibër optike janë autostradat e komunikimit digjital dhe kjo nismë synon të ripërcaktojë rrugën e transmetimin e të dhënave, duke ofruar një mundësi alternative dhe më të shkurtër drejt destinacioneve kryesore evropiane, ku Shqipëria zë një pozicion strategjik.

CEO i Grupit 4iG, Z. Peter Fekete dha një intervistë për një nga televizionet kryesore në Shqipëri, ku zbuloi më shumë mbi përfitimet e kësaj të fundit dhe planet afatgjata të investimeve që Grupi hungarez parashikon të zbatojë nëpërmjet One Albania në Shqipëri. 

Më poshtë mund të lexoni pjesë nga intervista:

Gazetari: Mirëmbrëma, faleminderit që u bashkuat me ne sonte. Vizita juaj e fundit në Shqipëri ishte mjaft domethënëse. A mund të elaboroni projektin e ri të kabllove nënujore që keni nënshkruar me qeverinë shqiptare?

Peter Fekete: Sigurisht. Së fundmi kemi nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi për një sistem kabllor nënujor nga Egjipti në Shqipëri. Ky projekt synon të diversifikojë rrugët e trafikut të të dhënave të internetit midis Lindjes dhe Perëndimit, duke shfrytëzuar Shqipërinë si një portë strategjike.

Gazetari: Si i sjell dobi Shqipërisë ky projekt?

Peter Fekete: Pozicioni gjeografik i Shqipërisë e bën atë një pikë ideale për drejtimin e trafikut të të dhënave. Investimi me një vlerë prej mbi 100 milion eurosh do të krijojë një qendër të madhe të dhënash në Durrës, duke krijuar qindra mundësi punësimi dhe duke e pozicionuar Shqipërinë si një qendër vendimtare për transmetimin e të dhënave.

Gazetari: Me praninë e gjerë të 4iG në Shqipëri, a mund të presim përparime në infrastrukturën e telekomunikacionit siç mund të jetë futja e 5G?

Peter Fekete: Absolutisht. Paralelisht me projektin e kabllove nënujore, ne po investojmë në zgjerimin e rrjeteve të fibrave në të gjithë Shqipërinë, duke hedhur bazat për teknologjitë e ardhshme si 5G. Ne parashikojmë përparim të rëndësishëm brenda dy-tre viteve të ardhshme.

Gazetari: Ka pasur zëra për shitjen e mundshme të kompanisë One Albania. Mund të sqaroni më shumë lidhur me këtë?

Peter Fekete: Këto zëra janë të pabaza. Fokusi ynë mbetet në nxitjen e partneriteteve dhe zgjerimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria ka potencial të madh për ne dhe ne jemi të përkushtuar për rritje afatgjatë këtu.

Gazetari: Së fundi, keni ndonjë plan për të shijuar pushimet në Shqipëri së shpejti?

Peter Fekete: Sigurisht! Unë dhe familja ime po mendojmë t'i kalojmë pushimet verore këtu. Kultura, traditat dhe kuzhina e pakrahasueshme shqiptare lënë mbresa vazhdimisht.