Asambleja Aksionare e One Telecommunications

Më datë 18 mars 2022, ora 11:00, shoqëria ONE Albania sh.a. do të zhvillojë Asamblenë vjetore të Aksionarëve, pranë zyrave të shoqërisë.

Rendi i ditës që do të diskutohet:

  1. Miratimi i pasqyrave financiare 2021, miratimi i rezultatit për vitin financiar 2021, destinacioni i rezultatit dhe shpërndarja e dividentit;
  2. Miratimi i rinovimit të mandatit të auditorëve të jashtëm për vitin financiar 2022;
  3. Të ndryshme.

SHËNIME PROCEDURIALE

* Çdo aksionar që dëshiron të marrë pjesë në Asamblenë e Aksionarëve mund të marrë pjesë personalisht ose me anë të një personi tjetër të caktuar me prokurë.

* Çdo aksionar ka të drejtë të marrë çdo informacion, në lidhje me pikat e propozuara të rendit të ditës në selinë e ONE Albania SHA gjatë orëve të punës 9:00 – 17:00 ose nëpërmjet e-mailit pas kërkesës me shkrim të drejtuar tek CEO i ONE Albania SHA në: amitaj@one.al.