Roaming
Roaming Ballkani Perëndimor

Për të ndarë eksperiencat e tua, mendon One!


Përdor numrin tënd për telefonata, internet dhe SMS, edhe kur udhëton në Ballkanin Perëndimor, sikur të jesh në Shqipëri!

Të gjithë klientët One me parapagesë,  dhe kontratë mund të përdorin FALAS shërbimin “ONE Roam Like Home” në Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut, Serbi, Bosnjë & Hercegovinë.

Nëse keni aktivizuar një nga paketat (One Unlimited S,M,L, Beats,XL) ose planet  One Unlimited dhe Ultra Unlimited,  ju mund të përdorni njësitë e tyre pa kosto shtesë edhe në shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Pas përfundimit të njësive të paketës ose planit tuaj, ju do të tarifoheni për njësi si më poshtë:

KLIENTËT ME PARAPAGESË

  Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor Destinacione të tjera
Telefonata dalëse 39 lekë/min 140 lekë/min
Telefonata hyrëse FALAS 100 lekë/min
SMS dalëse 10 lekë/SMS 20 lekë/SMS
SMS hyrëse Falas Falas
Internet 9.994 lekë/MB 9.994 lekë/MB

 

KLIENTËT ME KONTRATË INDIVIDUALE

  Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor Destinacione të tjera
Telefonata dalëse 9 lekë/min 120 lekë/min
Telefonata hyrëse FALAS 100 lekë/min
SMS dalëse 4 lekë/SMS 15 lekë/SMS
SMS hyrëse Falas Falas
Internet 1.14 lekë/MB 1.14 lekë/MB

Shënime:

  • Të gjitha tarifat e mësipërme janë me TVSH.
  • Telefonata dhe SMS Dalëse Kombëtare quhen të gjitha thirrjet e gjeneruara nga shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe të terminuara në operatorët celularë të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe të Shqipërisë.”Destinacionet e tjera” janë operatorët fiks në Shqipëri & Ballkanin Perëndimor si dhe shtetet e tjera ndërkombëtare dhe do të tarifohen sipas tabelës më sipër.
  • Thirrjet hyrëse prej operatorëve celularë të Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë janë FALAS. Të gjitha thirrjet e tjera të terminuara nga shtetet e tjera (operatorët fiks Shqipëri/Ballkani Perëndimor dhe shtetet e tjera ndërkombëtare) do të tarifohen sipas tabelës më sipër.
  • Tarifimi i minutave dalëse do të kryhet fillimisht për 60 sekondat e para dhe më pas do të vazhdojë për çdo sekondë.
  • Tarifimi i minutave hyrëse do të kryhet fillimisht për 30 sekondat e para dhe më pas do të vazhdojë për çdo sekondë.
  • Interneti do të tarifohet për çdo 10 KB.
  • Të gjithë abonentët me kontratë, të rinj dhe ekzistues të cilët do të vizitojnë Shtetet e Ballkanit Perëndimor do të mund të përdorin njësitë e perfshira në planin e tyre (minuta kombëtare, SMS kombëtare, Internet) FALAS sikur të ishin në territorin Shqiptar, duke i zbritur ato nga plani përkates me konceptin Roam Like at Home (RLAH). Konsumi i njësive minuta, sms dhe MB do të kryhet sipas skemës brenda vendit
  • ONE ka të drejtë të aplikojë Politikën e Përdorimit të Drejtë të Shërbimit të të Dhënave në Roaming sipas Rregullores së AKEP. Për të mësuar sasinë e vëllimit të paketës suaj kliko këtu.
  • Shteti i Kosovës, Bosnie Hercegovinës, Mali i zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia do të vazhdojë të jetë të përfshirë tek paketat aktuale të vlefshme në Roaming dhe do të vazhdojnë të ofrohen në treg si një alterkombive shumë e mirë për klientët ONE. (të gjitha rrjetet e BP janë të përfshira në këto paketa).Në këto raste, njësitë të përfshira në program me konceptin RLAH do të kenë prioritet mbi paketat Roaming.

 

Shërbimi RLH do të thotë që të mund të përdorni shërbimin Roaming kur ju udhëtoni në shtetet e Ballkanit Perëndimor sikur të ishit në Shqipëri, pra ju nuk duhet të paguani tarifa shtesë për të kryer telefonata, dërguar SMS apo për të përdorur shërbimin Internet gjatë vizitës suaj.

Shtetet e Ballkanit Perëndimor përfshijnë shtetet e Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Mali I Zi, Serbi dhe Bosnje&Hercegovinë. Gjithashtu, ju mund të përdorni njësitë tuaja me të gjithë operatorët e shteteve të mësipërme.

Ndryshimi prek automatikisht të gjithë abonentët me parapagesë, dhe me kontratë, pa asnjë pagesë tjetër shtesë për paketa roaming. Megjithatë, abonentët me kontratë duhet të sigurohen që të kenë të aktivizuar më parë shërbimin Roaming.

Jo. Pasi në këtë rast ju nuk jeni duke përdorur shërbime Roaming, por thirrje ndërkombëtare nga Shqipëria, dhe tarifoheni sipas tarifave përkatëse për këto thirrje.

Të gjitha. Pra, nëse plani juaj përfshin minuta kombëtare, ju mund të telefononi të gjithë numrat celularë brenda Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë pa limit pa kosto shtesë. Nëse ju i keni konsumuar minutat tuaja pa u nisur në Roaming, do të tarifoheni me tarifat sipas planit tuaj.

Po. Modeli RLH(Roam Like Home) përfshin tarifim zero ekstra Roaming vetëm për thirrjet celular-celular në roaming brenda Ballkanit Perëndimor, dhe jo thirrjet drejt/nga rrjetet fikse të Ballkanit Perëndimor, përfshire ato të Shqipërisë. Këto thirrje tarifohen si thirrje normale në Roaming Zone 1

Është e njejta logjikë. Nëse plani juaj përfshin një sasi të caktuar SMS Kombëtare, mund t’i përdorni pa limit drejt numrave të Ballkanit Perëndimor/Shqipërisë.

Asgje. Pas 1 Korrik 2021, thirrjet hyrese dhe SMS brenda Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë janë FALAS.

Nëse plani ose paketa juaj përfshin njësi internet ju mund të përdorni internet kur vizitoni shtetet e Ballkanit Perëndimor, edhe pse do të ketë disa limite. ONE do t’ju ofrojë një sasi vëllimi të caktuar interneti ose do të mund të përdorni të gjithë paketën tuaj pa kosto shtesë në varësi të planit/paketës tuaj.  Informacionin për vëllimin e caktuar që mund të përdorni në Ballkanin Perëndimor mund ta gjeni në linkun: http://smartroam.one.al/ , i dedikuar për shërbimet Roaming.

Për çdo MB të konsumuar, ONE do të tarifojë sipas tarifave brenda vendit. Abonentet me parapagesë sipas çmimit 9.994 lekë/MB, dhe ata me kontratë 1.14 lekë/MB. Ju do të njoftoheni kur të keni konsumuar njësitë e internetit të përfshira në planin/paketën tuaj.

Në këtë rast ju do të paguani sipas skemës së tarifave brenda vendit.

Ky rast konsiderohet Roaming jashtë Ballkanit Perëndimor dhe do të tarifohet sipas tarifave Roaming Z1. E njejta gjë ndodh edhe nëse telefononi një numër fiks drejt Shqipërisë ose Ballkanit Perëndimor.

Po, pasi aplikohet i njejti mekanizëm sikundër në Shqipëri, që thirrjet hyrëse janë pa pagesë dhe nuk keni nevojë për kreditë për sa kohë karta SIM është aktive, apo dhe e kufizuar vetëm për thirrje hyrëse.

Nëse keni prani më të madhe (mbi 50%) në Shqipëri (i lidhur me rrjetin celular në Shqipëri) sesa në Ballkanin Perëndimor, ose përdorni celularin tuaj më shumë (mbi 50%) në Shqipëri sesa në Ballkanin Perëndimor, ju keni të drejtë të përdorni/përfitoni RLAH në BALLKANIN PERËNDIMOR. Sidoqoftë, nëse ONE ka prova dhe përcakton që në 4 muajt e fundit keni kaluar pjesën më të madhe të kohës tuaj (mbi 50%) në BALLKANIN PERËNDIMOR dhe keni konsumuar më shumë (mbi 50%) trafik të shërbimeve celulare në BALLKANIN PERËNDIMOR, ONE ka të drejtë t’ju dërgojë një SMS dhe do t’ju kërkojë të përshtatni konsumin e trafikut me politikën e përdorimit të drejtë. Nëse kjo nuk ndodh në 2 javët e ardhshme, ONE ka të drejtë t’ju tarifojë tarifa shtesë roaming-u si më poshtë:

94 lekë/minutë për thirrje dalëse;

97 lekë/minutë thirrje hyrëse;

23 lekë/SMS dalëse;

95 lekë/MB për internetin.

Për sa kohë telefoni juaj lidhet të paktën njëherë në ditë me rrjetin ONE dhe ne jemi në dijeni që nuk jeni banor i një shteti tjetër, ju do të mund të përfitoni nga rregullorja e re.

Jo, shërbimet si GPRS, Intranet, Data SIM nuk janë pjesë e Rregullores për Roaming Falas ne Ballkanin Perëndimor.