Paketat e Reja Roaming me Kontratë

17 Korrik 2022

ONE Telecommunications sh.a. ju njofton se duke filluar nga data 1 Gusht 2022 ONE Albania do të ofrojë në treg paketat e reja Roaming me Kontratë për abonentët Individë dhe Biznes në Zonën 1 dhe Ballkanin Perëndimor.

Paketa e re 2 Javore për abonentët Individë do të përmbajë 100 minuta dalëse me One, 10 minuta dalëse me të gjithë, 50 minuta hyrëse, 100 SMS dalëse dhe 8 GB me çmim 2,000 lekë.

Paketa e re 2 Javore për abonentët Biznes do të përmbajë 100 minuta dalëse me One, 10 minuta dalëse me të gjithë, 50 minuta hyrëse, 100 SMS dalëse dhe 8 GB me çmim 1,800 lekë.

Ndërkohë paketa Mujore Data do të tërhiqet nga tregu. Klientët që do të kenë një paketë aktive, do të mund ta përdorin deri në përfundim të vlefshmërisë së saj.

Të gjitha paketat e tjera Roaming mbeten të pandryshuara.

Për më shumë informacion vizitoni dyqanet ONE ose Shërbimin e Klientit në 142.