Teknologji

Ericsson është përzgjedhur nga Telekom Albania si kompania që do të modernizojë rrjetin e transmetimit të saj, me një marrëveshje që shrihet në një periudhë pesë-vjeçare.

Kjo marrëveshje u shpall gjatë ceremonisë që u zhvillua ditën e sotme, ku përfaqësues nga Telekom Albania, Ericsson si edhe qeveria shqiptare ndanë me të ftuarit rëndësinë e këtij bashkëpunimi. Nën konceptin “One Vision”, në event u komunikuan planet e transformimeve për vitin 2020 dhe si do ndikojnë këto ndryshime në një shoqëri moderne, me kërkesë gjithmonë në rritje për konsum të dhënash.