Me mbi tridhjetë vite përvojë ndërkombëtare në telekomunikacion dhe ICT, nëpër Evropë, Shtetet e Bashkuara dhe Afrikë, Z. Kutvolgyi
ka drejtuar ekipe në disa vende të botës dhe ka mbikqyrur projekte që kanë transformuar mënyrën si kompanitë lidhen me klientët e tyre.
Më parë Z. Barna ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Grupit të Operacioneve, duke mbikëqyrur dhe drejtuar ekipe ndërkombëtare, me fokus përmirësimin e efikasitetit operacional.
Në rolet e Drejtorit të Përgjithshëm në disa kompani, ai ka zgjeruar me sukses praninë globale në fushat e IoT, shërbimeve të menaxhuara dhe reklamimit digjital,
duke arritur nivele rekord të të ardhurave dhe certifikime të rëndësishme.
Më herët ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Grupit Marketing në Vodafone Turqi, ku ka drejtuar prezantimin e markës dhe ka arritur rritje dyshifrore në pjesën e tregut dhe të ardhura.
I njohur për transformim strategjik, inovacion digjital dhe aftësi për të ndërtuar ekipe të fuqishme ndërkufitare, Z. Kutvolgyi është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i One Albania nga tetori 2025