Irida Bonati

IRIDA BONATI

Zv. Drejtore Ekzekutive dhe Drejtore e Burimeve Njerëzore
Management Team

Irida është diplomuar për Administrim Biznesi, dega Menaxhim (2003) në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës dhe Master i nivelit të dytë, MBA (2016), nga Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me Universitetin e Nebraskës. Karriera e Iridës ka filluar të zhvillohet në industrinë e telekomit duke filluar nga viti 2003, në AMC si Drejtore e HR për rreth 5 vjet. Ajo iu bashkua Eagle Mobile në vitin 2008 si Drejtore e HR dhe kontribuoi në këtë rol deri në vitin 2012. Në 2012, pas bashkimit të Eagle Mobile dhe ALBtelecom, ajo u caktua si Drejtore e Burimeve Njerëzore të Kompanisë së konsoliduar. Në Mars 2022 Irida u caktua si Zëvendës Drejtoreshë Ekzekutive dhe Drejtoreshë Operative e ALBtelecom përgjegjëse për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Zhvillimin Organizativ, Shëndetin dhe Sigurinë, Çështjet Administrative, Sigurinë, Menaxhimin e Pronës, Dhënien me Qira të Pasurive të Paluajtshme, Çështjet Administrative dhe Menaxhimin e Aseteve, Sigurimin e Aseteve, Menaxhimin i Cilësisë, Menaxhimin e Taksave të Pushtetit Vendor dhe Marrëdhëniet dhe Menaxhimin e Blerjes së Truallit. Në korrik 2022 ajo u emërua Zëvendës Drejtoreshë Ekzekutive dhe Drejtore e Burimeve Njerëzore të kompanisë së konsoliduar.