OneUltraNetBanner

One HomeNet TV

Me zgjidhjen me unike dhe te re ne treg, perjeto Internetin dhe kanalet e preferuara TV!!

Zgjidh ONE HomeNet TV te kombinuar me eksperiencën TV, pa kabllo kudo je ne Shqiperi!

GlobeIcon

Mbulim 98.5% me rrjetin ONE 4G+, deri në 150 Mbps

TimerIcon

Instalim i thjeshtë, pa nevojën e teknikut

LockIcon

Vëllim interneti të dedikuar vetëm për TV

LockIcon

Reduktim i kabllove në shtëpi

Kombinimi Internet + TV Digitalb Internet + TV Tring
Paketa TV Digitalb Familjare Tring e Plote
Pajtimi Mujor 2,300 leke 2,200 leke
Lista e Kanaleve Digitalb Tring

Detaje shtesë:

  • •Interneti pas përfundimit të njesive 4G+ të planit prej 500GB, do të jetë pa limit me shpejtësi të reduktuar 256Kbps.
  • • Vëllimi i dedikuar vetëm për shërbimin TV është 1,000 GB.
  • • Për klientët e rinj, pajisja Wi-Fi 4G jepet në përdorim me një garanci prej 2,000 Lekësh. Dekoderi TV jepet në përdorim, pa asnjë pagesë, për kontratat 24 mujore
  • • Përllogaritja e konsumit të internetit do të bëhet çdo 100 KB.
  • • Klientët e platformës TRING, të cilët duan të ndjekin kanalet e tyre sportive, mund të aktivizojnë paketën shtesë Tring Sport për 500 Lekë/muaj.
  • • Të gjithë klientët mund të përfitojnë paketën shtesë RTSH për 60 Lekë/muaj.
  • • Shërbimi i Internetit ofrohet FALAS në 2 zona banimi. Abonentët mund të shtojnë deri në 3 zona shtesë kundrejt pagesës 300 Lekë/zonë.
  • • Të gjitha tarifat jane me TVSH të përfshirë.

Udhëzime Instalimi

Aktivizo ONE HomeNet TV thjesht dhe menjëherë, pa kabllo, thjesht dhe pa nevojën e një tekniku, vetëm duke ndjekur hapat më poshtë:

•Hap Kutinë ONE HomeNet dhe vendos Antenën prapa kutisë së pajisjes.

•Vendos kartën SIM (masa standarde) në vendin përkatës.

•Vendos kabllon e verdhë LAN në portën e tij.

•Lidh pajisjen me karikuesin, vendose në prize dhe ndize pajisjen. Kur drita jeshile/bojëqielli të ndizet, pajisja është e lidhur me rrjetin 4G+.

•Hap kutinë e dekoder. Lidh kabllon LAN nga pajisja HomeNet me dekoderin në portën e tij.

•Lidh fishën HDMI në portën e dekoderit dhe më pas me pajisjen e Televizorit.

•Përzgjidh HDMI, në menunë "Sources" të telekomandës së TV.

•Shikim dhe Lundrim të mbarë!

Për më shumë detaje ju lutem ndiqni videon mëposhte:

Pyetje të shpeshta

Pse duhet ta marr këtë shërbim??
ONE Albania ka si qëllim kryesor mbulimin me shërbimet e saj në të gjithë Shqiperinë dhe punon vazhdimisht për të zgjeruar rrjetin fiks me fibër, ndërkohë që ofron zgjidhjen më të mirë për ju, me të njëjtën eksperiencë TV, përveç internetit.
A mund ta lidh dot pajisjen vetë?
Po, patjetër. Kjo zgjidhje eshte aq praktike sa ju nuk keni nevojë për nje Teknik për te lidhur pajisjet. Ju mund të ndiqni videon udhezuese më sipër. Gjithashtu, mund t’i referoheni manualit të udhëzuesit për përdoruesit që gjendet brenda kutisë së dekoderit, ose të kërkoni ndihmë në të gjithë dyqanet ONE, ose tek Kujdesi ndaj Klientit ne numrin 142.
Kur aktivizohet shërbimi pasi nënshkruaj kontraten?
Duke qenë se ky shërbim ofrohet nëpërmjet rrjetit mobile ONE, dhe pa nevojën e teknikut, ky shërbim aktivizohet shumë shpejt, brenda disa orëve.
A më mjaftojnë njesitë internet për sherbimin TV?
Po, ju keni nje sasi mëse të mjaftueshme të konfiguruar vetëm për përdorimin e shërbimit TV nëpërmjet dekoderit.
A kam ndryshim kanalesh nga shërbimi fiks IPTV?
Jo, ju keni ekzaktësisht të njëjtën listë dhe eksperiencë përdoruesi sikurse edhe shërbimi fiks.
Çfarë ndodh nëse aktivizoj një zonë me pagesë?
Ju do të merrni nje fature shtesë për aktivizmin e zonave, të veçantë nga ajo e pajtimi mujor të shërbimit.
Po sikur të kem problem me TV, çfarë mund të bëj?
Si fillim sigurohuni që keni shërbim internet, duke bërë disa teste të thjeshta nga celulari juaj, ose shikoni dritën jeshile/blu të ndezur në pajisje. Gjithashtu kontrolloni që pajisjet të jenë të lidhura sipas udhëzimit. Nëse ende nuk keni shërbim, mund të kontaktoni me Kujdesin ndaj Klientit.

Application Form

Qyteti