480630658-fleet-tracking-al

ONE GPS TRACKING

Gjurmimi i vendndodhjes së mjeteve lëvizëse

Shërbimet GPS Tracking (gjetja e vendndodhjes së mjeteve levizëse) janë shumë të rëndësishme për të gjithë kompanitë, të vogla ose të mëdha në ditët sotme. Kjo jo vetëm për të mësuar vendndodhjen e mjetit por dhe për rritjen e efiçenës së operimit të tyre. Mjetet e gjurmuara përfshijnë makina, minibus, autobuzë, kamionë, trailer/automjete frigoriferë, motoçikleta, ambulanca, zjarrëfikese dhe çdo mjet tjetër pune.
Risia e One GPS Tracking është menaxhimi i mjeteve si brenda dhe jashtë vendit duke mbajtur kështu në kontroll në çdo moment lëvizjen dhe si pasojë raportet për vendndodhjen dhe operimin e tyre duke mundësuar të shikoni në çdo moment se ku ndodhet mjeti juaj, rrugën e përshkruar, shpjetësinë e lëvizjes së mjetit.
Ky shërbim ofrohet nga One  në bashkëpunim me partnerin Sigal Uniqa Group Austria, duke qënë gjithmonë në një hap me zhvillimet  më të fundit të teknologjisë dhe kërkesave të tregut.

Platforma gjithashtu krijon mundësinë e  dërgimit të raporte për administratorët e kompanive,  të cilat janë të krijuara enkas për nevojat e tyre. Email-et mund të konfigurohen për tu marrë sipas orës/ditës të cilën administratori i sistemit e gjykon të nevojshme për të pasur këtë informacion. Gjithashtu njoftimet merren dhe në rastet kur:

  • Mjeti lëviz me motor të fikur
  • Priten fijet që lidhin pajisjen me mjetin
  • Mjeti kalon shpejtësinë e lejuar
  • Qëndron për një kohë te gjatë me motor ndezur pa lëvizur
  • Hyn/Del nga zonat e lejuara


Këtë shërbim e merrni sigurisht në të njëjtën faturë dhe duke patur një pikë të vetme kontakti dhe kujdesi ndaj klientit. Kliko këtu për të hyrë në platformën GPS.