One APN

Shërbimi One APN

Zgjidhja One APN Private është e përshtatshme për bizneset të cilave u nevojitet akses i sigurt në rrjetin e tyre nga terminalet në vendndodhje të ndryshme, si nga kompjutera notebook, POS, ATM, PDA, pajisje fiskale, matës elektrikë, apo terminale të tjerë të të dhënave.

Terminalet e të dhënave lidhen me rrjetin celular One, ku kartave SIM u caktohet një identifikues, APN e veçantë. Falë kësaj, këto terminale nuk janë të lidhura me rrjetin publik të internetit, por direkt vetëm me Rrjetin Privat Virtual të rezervuar ekskluzivisht për kompaninë përkatëse brenda infrastrukturës së One.

Vetëm kartave SIM u lejohet të dërgojnë dhe marrin informacion në APN-në tuaj të dedikuar.

 

Benefitet kryesore të përdorimit të One APN

  • Konfidencialiteti i të dhënave
    Informacioni mbrohet nga zbulimi ndaj përdoruesve të paautorizuar.
  • Integriteti i të dhënave
    Të dhënat transferohen vetëm mes terminaleve të njohura dhe të aprovuara. Rrjet i disponueshëm në të gjithë territorin e Shqipërisë.
  • Fleksibilitet
    Qasje e sigurt në informacionin e kompanisë në çdo kohë dhe kudo, pavarësisht nëse ndodheni në një pozicion fiks apo në lëvizje.
  • Tarifim për sasinë e transferuar të të dhënave
    Ju mund të qëndroni të lidhur në rrjet për një periudhë të pakufizuar dhe të tarifoheni vetëm për sasinë e të dhënave të trasferuara dhe jo për kohën e shpenzuar duke naviguar në rrjet.

 

 
Intranet 1GB 360 lekë/muaj
Intranet 2GB 480 lekë/muaj
Intranet 5GB 960 lekë/muaj

 
Për më shumë informacion lidhur me zgjidhjen One APN Private dhe ofertave të tjera të personalizuara, ju lutem telefononi këshilltarin tuaj personal të biznesit  ose kontaktoni në onebusiness@one.al.