Business internet

Shërbimi ONE Internet i Dedikuar

Nëse kompanisë tënde i duhet internet i qëndrueshëm, shpejtësi transmetimi simetrike dhe ku i gjithë kapaciteti (shpejtësia e aksesit) t’i ofrohet për përdorim vetëm asaj, pavarësisht numrit të klientëve të lidhur në të njëjtën kohë, merr Internetin e Dedikuar nga ONE dhe përfito:

  • Lidhje në standardin Ethernet që nuk ndahet me klientë të tjerë;
  • Shpejtësi nga 1 Mbps deri në qindra Mbps, me mundësi edhe nëpërmjet fibrës optike;
  • Mundësi për internet simetrik që ofron ngarkimin dhe shkarkimin me performancë shumë të lartë;
  • Mundësi për rritje kapacitet aksesi sipas kërkesës;
  • Shërbim cilësor të disponueshëm 24 orë në 24.

Detajet e shërbimit:

Aksesi i internetit të dedikuar është një shërbim të dhënash që lidh rrjetet kompjuterike me internetin dhe kjo arrihet duke përdorur rrjetin e ONE. Nëpërmjet këtij shërbimi mund të aksesosh rrjetin mbarëbotëror nga një kompjuter i vetëm, ose nga një rrjet kompleks kompjuterik, duke zgjeruar aksesin sipas nevojave.