Menaxhim i Dobësive


Shërbimi i Menaxhimit të Dobësive të Sistemeve Elektronike: Qëndro një Hap Para Kërcënimeve Kibernetike
Mijëra dobësi zbulohen në sisteme të ndryshme elektronike çdo vit, duke i lënë kështu organizatat të ekspozuara ndaj
sulmeve kibernetike. Shërbimi ynë i Menaxhimit të Dobësive të Sistemeve Elektronike ju ndihmon t’i identifikoni,
kategorizoni dhe prioritizoni dobësitë në sistemet tuaja operative, aplikacionet, browser-at dhe aplikacionet e përdoruesit.


Veçoritë e Shërbimit

Quote Icon

Monitorim i Vazhdueshëm

Ne përdorim një proces tërëthor skanimi të dobësive për t’i identifikuar ato në një system dhe për të rekomanduar përditësimet dhe konfigurimet e nevojshme. Kjo qasje zvogëlon riskun e shfrytëzimit nga keqbërësit kibernetikë.

Quote Icon

Klasifikim i Risqeve

Skuadra jonë e ekspertëve dhe do të skanojë rezultatet, si dhe do të klasifikojë dobësitë bazuar në rëndësinë dhe nivelin e tyre të ekspozimit. Kjo do t’ju mundësojë ju, të përqendroheni në zbutjen e riskut të shfaqur, në mënyrë efektive.

Quote Icon

Veprim në Kohë

Në varësi të ashpërsisë së dobësive të identifikuara, ne mundësojmë procedura riparimi. Procedurat konsistojnë në masa të përshkallëzuara duke bërë të mundur një përgjigje të shpejtë dhe të koordinuar.

Quote Icon

Raportim i Vazhdueshëm

Ne përgatisim raporte të detajuar që përmbledhin hetime dhe veprime të ndërmarra. Kjo ju jep ju fuqinë për të monitoruar vazhdimisht statusin e sistemeve tuaj, për të marrë vendime të informuar për të menaxhuar riskun në mënyrë efektive.

Mbro biznesin tënd me One Albania

Si një kompani lider në fushën e telekomunikacionit në rajon, One Albania është e përkushtuar për të bërë të mundur
sigurinë dhe mbarëvajtjen e biznesit tuaj. Duke zgjedhur Shërbimet tona të Sigurisë Kibernetike, ju fitoni një partner
të besuar që kombinon teknologjinë e avancuar, ekspertizën dhe një qasje pro-aktive për të zbutur kërcënimet
kibernetike. Hidhni hapin e parë drejt mbrojtjes së biznesit tuaj ndaj dobësive elektronike. Na
kontaktoni duke plotësuar formën e mëposhtme për të diskutuar nevojat tuaja specifike të sigurisë dhe për të eksploruar si
mundet One Albania të mbrojë asetet tuaja digjitale.


Shih broshurën tonë