Të rëndësishme

Organizuesi mund të flasë privatisht me njërin prej pjesëmarrësve ndërkohë që konferenca vazhdon. Pasi e fillon konferencën, organizuesi mund të heqë njërin prej pjesëmarrësve. Pjesëmarrësit e hequr mund t’i zëvendësojë me të tjerë. Pjesëmarrësit në konferencë shohin vetëm numrin e telefonit të organizuesit dhe jo numrat e pjesëmarrësve të tjerë. Shërbimi ofrohet vetëm për abonentët me kontratë.

Conference Call nuk ka pajtim mujor. Pjesëmarrësit në konferencë nuk tarifohen. Organizuesi tarifohet për të gjitha telefonatat, sipas planit të tarifimit ku bën pjesë. Ky shërbim mund të realizohet me rrjetin fiks të telefonisë, me celularë si edhe me abonentë që ndodhen jashtë shtetit.

Mënyra e përdorimit

Hapi 1 : Kryeni një telefonatë

Hapi 2 : Pasi hapet linja, vëreni në pritje telefonatën.

Hapi 3 : Bëni një telefonatë të dytë.

Hapi 4: Në menunë e celularit del fjala “conference”, klikoni tek kjo fjalë. Conference Call u aktivizua.

Hapi 5 : Me të njëjtën mënyrë mund të shtohen deri në 5 persona.

Si të flasësh privatisht me njërin prej pjesëmarrësve:

  • Organizuesi mund të flasë në veçanti me njërin prej pjesëmarrsve në Conference.
  • Organizuesi shtyp 2X dhe YES, ku X është numri i pjesëmarrësit (1-5) .

Si të heqësh një pjesëmarrës:

  • Organizuesi shtyp 1X dhe YES, kur X është numri i pjesëmarrësit që duhet hequr (1-5).
  • Secili pjesëmarrës merr numrin në varësi të rendit me të cilin u fut në Conference.

(P.sh për të hequr pjesëmarrësin e dytë, shtypni 12 dhe YES)

Si të shtosh pjesëmarrës të tjerë në vend të atyre që hiqen:

  • Organizuesi mund të fusë një pjesëmarrës të ri në Conference, i cili merr numrin më të vogël të lirë.
  • P.sh n.q.s hiqen pjesëmarrësit 2 dhe 5, pjesëmarrësi i ri do të marrë numrin 2.

1. Ankesat mund të paraqiten:

  • nëpërmjet numrave të  139, 144, 142,123 për të gjitha llojet e ankesave,
  • nëpërmjet sporteleve të One Telecommunications ku merret deklarim shkresor për ankesën.
  • nëpërmjet postës drejtuar në adresën zyrtare të One Telecommunications, për të gjitha llojet e ankesave.
  • me email në adresën ankesa@one.al customercare@one.al kujdesi_abonentit@albtelecom.al
  • me fax në numrin  +35542275243  +355042200123

 2. Afati i paraqitjes së ankesave është:

  • ankesat për “Defekte Teknike” paraqiten në çdo kohë (shërbimi 24 orësh)
  • ankesat për faturim paraqiten deri në fund të afatit të pagesës së faturës së ankimuar.
  • ankesat për mos riparim të difekteve të paraqiten menjëherë pasi mbaron afati sipas pikave përkatëse të kontratës.
  • ankesat e tjera, të çdo lloji qofshin, paraqiten sa më parë.

 3. Ankesat, në varësi nga natyra e tyre, shqyrtohen nga strukturat përkatëse të One Telecommunications, mbështetur në të dhënat e marra nga Degët apo Sektorët e tjerë dhe konform rregullave bëhet analiza dhe zgjidhja e tyre, konform afateve të parashikuara në kontratën e pajtimit.

 4. Afati i informimit me shkrim të pajtimtarit mbi rezultatin e shqyrtimit të ankesave sipas pikave 2.b, 2.c, 2.d, dhe 2.e është brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga marrja e tyre.

 5. One Telecommunications mban një regjistër të veçantë për ankesat e paraqitura sipas pikave 2.b, 2.c, 2.d dhe 2.e, dhe përgjigjet e dhëna me shkrim sipas pikës 4, duke i dhënë secilës një numër reference.

 6. Pajtimtarët kanë të drejtë që, në përputhje me përcaktimet në kontratë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, të ankohen në gjykatën kompetente për vendimin e marrë nga One Telecommunications.

Si të kontaktoni me Kujdesin ndaj Klientit të One?

Telefon:
Dëshironi të telefononi? Numrat e mëposhtëm janë në dispozicionin tuaj

Duke telefonuar FALAS numrin 142,123
Shërbimi i automatizuar i kujdesit të abonentit, i cili mund të kontaktohet nga abonentët me parapagesë si edhe me kontratë.

Ju do të keni mundësinë të:

Aktivizoni oferta dhe paketa
Aktivizoni dhe çaktivizoni shërbime
Të informoheni mbi shërbime të ndryshme
Për t’ju ndihmuar si dhe përgjigjur pyetjeve tuaja në lidhje me shërbimet dhe paketat që dëshironi të përdorni, duke shtypur numrin 0, mund të transferoheni tek agjentët, Falas.

Duke telefonuar numrin 139
Shërbimi i kujdesit të klientit për numrat me parapagesë – 10 lekë/min, ju do të keni mundësinë të:

Aktivizoni oferta dhe paketa
Aktivizoni dhe çaktivizoni shërbime
Gjithashtu të informoheni për:
   -Tarifat
   -Zonat e mbulimit
   -Shërbimin Roaming
   -Kodin PIN & PUK
   -Ankesa të ndryshme
   -Bllokimin e kartës në rast humbje apo vjedhje etj.

Duke telefonuar FALAS numrin 144
Shërbimi i kujdesit të abonentit për numrat me kontratë (Individual), ju do të keni mundësinë të informoheni për:

  -Planet tarifore
   -Paketa të ndryshme
   -Tarifat
   -Zonat e mbulimit
   -Shërbimin Roaming
   -Kodin PIN & PUK
   -Ankesa të ndryshme
   -Bllokimin e kartës në rast humbje apo vjedhje etj.

Duke telefonuar numrin 133
Shërbimi i kujdesit të klientit për numrat OneFiks me parapagesë dhe kontratë.

Falas për numrat One Fiks me parapagesë dhe Fiks me kontratë.
10 lekë/min për numrat One me parapagesë, 3 lekë/min për numrat One me kontratë, ju do të keni mundësinë të informoheni për:
   -Paketa të ndryshme
   -Tarifat
   -Zonat e mbulimit
   -Kodin PIN & PUK
   -Ankesa të ndryshme

Duke telefonuar FALAS numrin 141
Shërbimi i kujdesit të abonentit (i automatizuar), ju do të keni mundësinë të:

   -Kryeni rimbushjen e numrit tuaj
   -Informoheni për kreditin e kartës
   -Informoheni mbi datën e skadencës së kartës
   -Të aktivizoni shërbimin Friends & Family.

Email:
Na shkruani në adresen: customercare@one.al  kujdesi-abonentit@albtelecom.al

Ky shërbim ju jep liri veprimi, pasi ju mund ta zgjidhni vetë shumën me të cilën dëshironi të ripërtërini kohën tuaj telefonike, mjafton të na vizitoni në çdo dyqan One dhe të kërkoni kryerjen e rimbushjes, e cila fillon nga 100 lekë, madje edhe qindarkat ju hidhen në llogari. Me anën e shërbimit të rimbushjes elektronike, ju mund të rimbushni llogarinë tuaj sipas dëshirës.

Çfarë është rimbushja elektronike e One?

Me anë të këtij shërbimi ju mund ta ripërtërini kohën e bisedës për numrat One me parapagesë, falas.

Për të kryer rimbushjen nuk është nevoja e kartës rimbushëse. Ju mund të paraqiteni në dyqanet One, të deklaroni shumën me të cilën doni të rimbushni llogarinë tuaj dhe ta paguani atë. Personeli i dyqanit One kryen rimbushjen dhe në çast ju njoftoheni me një SMS që konfirmon rimbushjen me sukses. Procesi është tepër i shpejtë dhe nuk ka formalitete.

Kushtet e shërbimit:

Ju mund të rimbushni llogarinë tuaj duke filluar nga 100 lekë deri në 10 000 lekë. Shërbimi është falas. Koha e bisedës e përftuar nëpërmjet shërbimit të rimbushjes elektronike është e vlefshme nga 1 deri në 6 muaj pas datës së rimbushjes, sipas tabelës së mëposhtme:

Vlera e rimbushjes Afati                               
100-499 Lekë 30 ditë
500-1,200 Lekë 45 ditë
1,201-2000 Lekë 60 ditë
mbi 2,001 Lekë 180 ditë

Çdo rimbushje e rrit vlefshmërinë e kreditit tuaj në varësi të afatit të vlefshmërisë që ka vetë rimbushja dhe datës së skadimit të kreditit që përcakton mesazhi i regjistruar kur telefononi në numrin 141 para kryrjes së rimbushjes.

Në çdo rast, afati më i gjatë i vlefshmërisë së kreditit i përcaktuar nga rimbushjet e kryera do të klasifikohet gjithashtu edhe si afati i skadimit të kreditit (afati me i gjatë është 12 muaj, afati fillestar I kartes SIM), duke ju dhënë kështu mundësi të përdorni më shumë shërbimet dhe ofertat e One

Ju mund të rimbushni më shumë se një llogari One me parapagesë.

Nëse ju dëshironi të rimbushni llogarinë me një shumë më të madhe se 10 000 lekë, ju mund të kryejeni dy rimbushje të vecanta, njërën me 10 000 lekë dhe të dytën me shumën e mbetur të dëshiruar.

Shembull: Shuma totale e rimbushjes: 13 500 lekë. Rimbushja e parë: 10 000 lekë, rimbushja e dytë: 3 500 lekë. Pas çdo rimbushjeje të suksesshme, do të njoftoheni me një mesazh konfirmimi.


Sa lekë shtohen në llogari me çdo rimbushje elektronike?

Juve do t'ju shtohet në çast në llogarinë e tij shuma e saktë për të cilën kryeni pagesën në dyqanet One apo Online.

Shembull:

Vlera e rimbushjes Kohe bisede në lekë
1,000 lekë 1000

 

Për më shumë informacion vizitoni dyqanet One ose Shërbimin e Klientit në 142,123

Informuese

Tashmë, është kaq e thjeshtë të komunikoni me SMS & MMS, mjafton të aktivizoni shërbimet dhe të komunikoni lirshëm, kudo që ndodheni. Duke dërguar texte apo imazhe, ju mund të ndani shumë nga jeta juaj me miqtë tuaj!

SMS:

Me SMS mund të dërgoni e të merrni mesazhe të shkruara deri në 160 karaktere, me të gjithë abonentët e rrjeteve me të cilët One ka marrëveshje. Për të dërguar SMS duhet të keni të regjistruar numrin e qendrës të mesazheve i cili është +355681000000.

Si të dërgoni një SMS:
Për të dërguar një mesazh të shkruar, zgjidhni më parë në aparatin tuaj rubrikën "Krijo një mesazh të ri" (modele të ndryshëm telefonash celularë e kanë të shprehur në mënyrë të ndryshme këtë komandë) dhe pastaj shkruani mesazhin, duke përdorur butonat e aparatit tuaj, më pas zgjidhni komandën "Dërgo mesazhin" i cili do t'ju dërgojë në hapësirën ku mund të përzgjidhni marrësin nga rubrika juaj telefonike ose të shkruani numrin e tij. Në disa telefona celularë rradha e ketyre veprimeve mund të jetë e ndryshme, duke përzgjedhur fillimisht marrësin dhe më pas komandën e dërgimit të mesazhit. Në të dyja rastet, në momentin qe SMS është dërguar me sukses, ne ekran do t'ju shfaqet një shenjë apo mesazh që e konfirmon këtë proçes.  

Kur merrni një SMS:
Ky shërbim është falas.Kur merrni një mesazh, në ekran do t’ju shfaqet një zarf ose një pjesë e mesazhit të shkruar që ka mbërritur në telefonin tuaj celular (në varësi të modelit që përdorni). Disa modele telefonash ju njoftojnë edhe me një tingull karakteristik. Ju mund të zgjidhni rubrikën "Lexim mesazhi"nga menuja e aparatit ose përzgjidhni atë direkt në ekran. Pasi ta keni lexuar atë mund të zgjidhni ta fshini ose jo. 
Ju rikujtojmë se disa modele telefonash celularë kanë një kapacitet të kufizuar për ruajtjen e mesazheve të lexuara. Nëse ju do të keni arritur në këtë limit, telefoni juaj nuk do të jetë në gjendje të marrë mesazhe të rinj.

*Për informacion më të gjerë, këshillohuni me udhëzuesin e përdorimit të telefonit tuaj celular.

*Per informacione të mëtejshme kontaktoni sherbimin e Kujdesit të Klientit në numrat 139 (abonentët me parapagesë) & 144 (abonentët me plane tarifore).

Nëse u telefononi abonentëve One, të cilët e kanë celularin të fikur ose janë të padisponueshëm, do të lajmëroheni me një SMS sapo ata të bëhen të disponueshëm. Kjo ndodh në çdo rast, nëse ju keni aktivizuar shërbimin Më Njofto. Edhe miqtë tuaj që e kanë të aktivizuar këtë shërbim, nëse ju telefonojnë dhe jeni i padisponueshëm, mund të lajmerohen sapo ju të hyni sërish në rrjetin One.


Aktivizimi:

  • Duke dërguar një SMS me tekst MNj në numrin 55575.

Çaktivizimi:

  • Duke dërguar një SMS me tekst MMNj në numrin 55575.

Aktivizimi dhe çaktivizimi i këtij shërbimi është falas.

 

"Njofto për mua"

Dikush mund t'ju telefonojë dhe numri juaj i celularit është i padisponueshëm. Sapo të rihyni në rrjetin One, telefonuesit do t'i shkojë një SMS që e lajmëron. Për këtë shërbim duhet të keni të aktivizuar shërbimin e Lajmërimit për telefonatat e humbura. Aktivizimi i këtij të fundit bëhet shumë thjesht, shtypni **62*+355687766666666# dhe butonin e telefonatës.


Aktivizimi:

  • Duke dërguar një SMS me tekst NjPM në numrin 55575.

Çaktivizimi:

  • Duke dërguar një SMS me tekst MNjPM në numrin 55575.

Doni të informoheni për telefonatat që ju janë bërë kur telefonin juaj celular ka qenë i fikur? Me shërbimin “Identifikimi i thirrjeve të humbura” të gjitha telefonatat që do t’ju bëhen kur telefoni juaj të jetë i fikur do të identifikohen sipas orës dhe datës që janë bërë.

N.q.se e keni pasur të fikur telefonin tuaj celular ose keni qënë jashtë rrjetit për më shumë se 2 ditë, do të identifikohen vetëm telefonatat e 48 orëve të fundit.

Shërbimi “Identifikimi i thirrjeve të humbura” ofrohet FALAS nga One.

 Aktivizimi:

  • Me anë të kodit ** 62* +355687766666666 # dhe butonin e thirrjes.
  • Nëpërmjet menusë së aparatit celular: Zgjidhni menunë “devijo - kur nuk pres dot telefonatë ose “nuk pres dot telefonatë” (“divert” – “when not reachable” ose “out of reach”)+355687766666666

Çaktivizimi:

  • Me anë të kodit ## 62 # dhe butonin e thirrjes.

Shërbimin mund ta çaktivizoni edhe duke komunikuar me Kujdesin e Abonentit në numrin 139 dhe 144.

Kontrolli i gjendjes:

  • Me anë të kodit  *# 62 # dhe butonin e thirrjes.

Mesazhi njoftues i këtij shërbimi nuk do t’ju informojë kur telefonuesi ju ka lënë një mesazh në sekretarinë tuaj telefonike (gjatë kohës që telefoni ka qënë i fikur).

Shpesh, mund të keni nevojë të kontrolloni kreditin e të mbetur në llogarinë tuaj. Është kaq e thjeshtë të jeni gjithmonë të informuar për vlerën e mbetur.

Duke telefonuar numrin 141 nga celulari juaj, mund të informoheni në çdo çast në lidhje me vlerën e mbetur në kartë, afatin skadues të llogarisë suaj telefonike dhe hollësira në lidhje me telefonatën tuaj të fundit (p.sh. kohëzgjatja e bisedës, kostoja e bisedës etj).