Shërbime Biznesi

CLIP & CLIR

Identifikimi i thirrjes (CLIP)

Ky shërbim është falas për të gjithë abonentët e One dhe është i aktivizuar nga rrjeti. Nëpërmjet shërbimit të identifikimit të thirrjes CLIP, ju jepet mundësia të shihni në ekranin e telefonit tuaj se cili numër po ju telefonon. Në të njëjtën mënyrë edhe numri juaj shfaqet tek ekrani i aparatit të personit që ju i telefononi. Në qoftë se personi ka aktivizuar shërbimin e mosshfaqjes së numrit të tij, CLIR, atëherë numri i tij nuk do të shfaqet në ekranin e aparatit tuaj.

Fshehja e numrit (CLIR)

Edhe shërbimi i fshehjes së numrit ofrohet falas për të gjithë abonentët One. Ky shërbim mund të aktivizohet nëpërmjet menusë së aparatit ose me anë të kodit #31# që vendoset para numrit të telefonit, por abonentët me kontratë duhet të telefonojnë paraprakisht në numrin 144.

Shërbimi mund të çaktivizohet nëpërmjet menusë së aparatit ose me anë të kodit *31# që vendoset para numrit të telefonit.