Shërbime Biznesi

Conference Call

Me anë të këtij shërbimi mund të lidhen 6 abonentë njëherësh (përfshirë edhe organizuesin).

Organizuesi mund të flasë privatisht me njërin prej pjesëmarrësve ndërkohë që konferenca vazhdon. Pasi e fillon konferencën, organizuesi mund të heqë njërin prej pjesëmarrësve. Pjesëmarrësit e hequr mund t’i zëvendësojë me të tjerë. Pjesëmarrësit në konferencë mund të shohin vetëm numrin e telefonit të organizuesit dhe jo numrat e pjesëmarrësve të tjerë.

Conference Call nuk ka pajtim mujor. Pjesëmarrësit në konferencë nuk tarifohen. Organizuesi tarifohet për të gjitha telefonatat, sipas planit të tarifimit ku bën pjesë. Ky shërbim mund të realizohet me rrjetin fiks të telefonisë, me celularë si edhe me abonentë që ndodhen jashtë shtetit.

Mënyra e përdorimit

  • Hapi 1 : Kryeni një telefonatë
  • Hapi 2 : Pasi hapet linja, vendoseni në pritje telefonatën.
  • Hapi 3 : Bëni një telefonatë të dytë.
  • Hapi 4: Në menunë e celularit del fjala “conference”, klikoni tek kjo fjalë. Conference Call u aktivizua.
  • Hapi 5 : Me të njëjtën mënyrë mund të shtohen deri në 5 persona.

Si të flasësh privatisht me njërin prej pjesëmarrësve:

  • Organizuesi mund të flasë në veçanti me njërin prej pjesëmarrsve në Conference.
  • Organizuesi shtyp 2X dhe YES, ku X është numri i pjesëmarrësit (1-5) .
  • Secili pjesëmarrës merr numrin në varësi të rendit me të cilin u fut në Conference.

Si të heqësh një pjesëmarrës:

  • Organizuesi shtyp 1X dhe YES, ku X është numri i pjesëmarrësit që duhet hequr (1-5).
  • Secili pjesëmarrës merr numrin në varësi të rendit me të cilin u fut në Conference.

Si të shtosh pjesëmarrës të tjerë në vend të atyre që hiqen:

Si të heqësh një pjesëmarrës:

  • Organizuesi mund të fusë një pjesëmarrës të ri në Conference, i cili merr numrin më të vogël të lirë. Nëse hiqen pjesëmarrësit 2 dhe 5, pjesëmarrësi i ri do të marrë numrin 2