One ju ofron shërbimin e Sekretarisë Telefonike Zanore në mënyrë që të mos humbni asnjë telefonatë.
Sekretaria Telefonike mund të përdoret:
Në këto raste personi që ju telefonon lidhet në mënyrë automatike me sekretarinë tuaj telefonike duke dëgjuar mesazhin e regjistruar dhe duke lënë mesazhin që dëshiron.
Aktivizimi
Për të aktivizuar sekretarinë telefonike zanore kontaktoni me numrin 139 (Shërbimi i Kujdesit të Abonentit). Ju gjithashtu mund ta bëni vetë aktivizimin nëpërmjet kodeve të artikullit "Transferimi i thirrjeve"
Mënyra e hyrjes në Menu
Për çdo hyrje në menunë e Sekretarisë telefonike Zanore duhet të përdorni kodin 777 dhe butonin thirrje. Pas këtij veprimi automati ju kërkon të vendosni një fjalëkalim tuaj personal.
Njoftimi kur arrin një mesazh i ri zanor
Sa herë që në sekretarinë tuaj telefonike vjen një mesazh i ri, lajmëroheni nga qëndra e mesazheve me një mesazh të shkurtër (SMS), që ju sugjeron të kontaktoni me numrin 777 për të dëgjuar mesazhin.
Dëgjimi i mesazheve nga një telefon tjetër
Shërbimi i Sekretarisë Telefonike Zanore ju ofron gjithashtu dëgjim të mesazheve tuaja nga një telefon tjetër, në rast se nuk keni pranë aparatin tuaj celular. Për të marrë mesazhet e lëna në kutinë tuaj postare nga një telefon tjetër formoni kodin: 7777777 buton i thirrjes –numrin e kutisë suaj postare(xxyyyyy)# kodi # Sekretaria telefonike Zanore ka kapacitet pranimi 10 mesazhesh me kohëzgjatje maksimale dy minuta secili. Mesazhet e palexuara ruhen për 2 ditë, ndërsa mesazhet e dëgjuara, në rast se i keni ruajtur, qëndrojnë për 5 ditë. Kur dëshironi të çaktivizoni Sekretarinë Telefonike Zanore ose keni paqartësi të tjera, komunikoni me 139 (Shërbimin e Kujdesit të Abonentit).