SMS Business

Web2SMS

Web2SMS është krijuar si një përgjigje ndaj nevojave të biznesit për arritjen e një komunikimi sa më të shpejtë dhe më efikas të mundshëm me klientët e tyre, përmes zgjidhjes për të dërguar SMS me shumicë. Web2SMS i jep klientit mundësinë për të dërguar mesazhe të shkurtra me tekst nga një PC në një ose më shumë numra telefonikë celular, shpejt dhe lehtë, përmes një aplikacioni të projektuar posaçërisht për web. Në mënyrë që të regjistroheni në aplikacionin në internet Web2SMS, klientit do t'i jepet një fjalëkalim dhe emër përdoruesi.

 

Funksionaliteti WEB2SMS:

Duke përdorur këtë shërbim, biznesi do të jetë në gjendje të:

• Dërgojë mesazhe të shkurtra në çdo numër kombëtar celular. (One, Vodafone dhe Albtelecom)

• Dërgojë mesazhe të shkurtra drejt marrësve individualë të zgjedhur ose grupeve të marrësve

• Ulje e kostove në krahasim me metodat promovuese të shpërndarjes së informacionit dhe komunikimit.

 

Për më shumë informacion lidhur me shërbimin Web2SMS dhe ofertave të personalizuara, ju lutem telefononi këshilltarin tuaj personal të biznesit  ose kontaktoni në onebusiness@one.al.