Të reja

Të reja
29-12-2022

Të nderuar klientë dhe partnerë,

Në emër të ONE Albania dhe ALBtelecom, dëshiroj t’ju shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin tim për besimin dhe qëndrimin me ne gjatë gjithë këtyre viteve.

Qëllimi ynë kryesor ka qenë gjithmonë t'ju ofrojmë shërbime me cilësi të lartë, sipas nevojave tuaja. Ky vit nuk ishte ndryshe nga të tjerët, por për ne ishte plot ndryshime, si në fushën teknologjike ashtu edhe në atë organizative. Ne u bëmë pjesë e grupit 4iG dhe filluam të bashkojmë dy kompani si nga struktura organizative ashtu dhe shërbimet e tyre.

Të reja
22-11-2022

Nis së shpejti Kënga Magjike 2022, festivali ndërkombëtar i muzikës, me mbështetjen e ONE & ALbtelecom!

Të reja
14-11-2022

Koncerti i parë i mbajtur mbrëmë në Tiranë, do të udhëtojë për të pasuruar jetën artistike në vend edhe në Gjirokastër e Durrës, përkatësisht në datat 12 dhe 14 nëntor.

ONE dhe ALBtelecom mbështesin koncerte të niveleve të tilla, duke synuar t'i ofrojnë artëdashësve shqiptarë, veprat dhe interpretimet më të mira të artistëve më të spikatur në vend.

Të reja
04-11-2022

Grupi 4iG  është investitori më i madh hungarez në Shqipëri, pas blerjes së ONE Albania dhe ALBtelecom.

Të reja
03-11-2022

4iG, investitori hungarez i ALBtelecom dhe ONE mbështet Hungarissimo, i cili sjell Javën e Kulturës Hungareze, me një sërë eventesh unike

Java e Kulturës Hungareze vjen në disa qytete të Shqipërisë, gjatë datave 2-6 nëntor.

Aktivitetet që nisin më 2 nëntor, me hapjen e ekspozitës së dy artistëve hungarezë përgjatë zonës së Pedonales, do të shoqërohen me një sërë ngjarjesh kulturore për publikun e gjerë.

Të reja
02-11-2022

ONE Albania dhe ALBtelecom sh.a, kanë filluar procesin ligjor të bashkimit me përthithje të këtyre dy shoqërive në një entitet të vetëm.

Në përputhje me përcaktimet e ligjit Nr. 9901, datë 14.04.2008”Për Tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, (i ndryshuar), ONE Albania publikon:

Të reja
02-10-2022

ONE Albania njofton se për shkak të një përditësimi teknik të platformave tona, një pjesë e abonentëve kanë përjetuar ndërprerje të shërbimeve. Sikurse kemi informuar abonentët tanë më herët, ONE është duke modernizuar të gjitha sistemet e menaxhimit të shërbimeve për klientët. Ky është një tjetër hap shumë i rëndësishëm i zhvillimit tonë, që do të çojë drejt një përvoje më të mirë për abonentët. Ekspertët tanë të Teknologiisë së Informacionit kanë çdo gjë nën kontroll dhe po punojnë intensivisht për të rikthyer të gjitha shërbimet në parametra optimalë.

Të reja
31-08-2022

ONE Albania & ALBtelecom, si pjesë e Grupit Hungarez 4iG, po bashkëpunojnë për të sjellë në sinergji me njëri-tjetrin produktin “One Super Familja”, i cili do të ofrohet në pikat e shitjes të të dy kompanive, duke filluar nga data 1 shtator.

Hapi i radhës i procesit të integrimi të dy prej kompanive më të mëdha në tregun e telekomunikacionit në vend është materializuar edhe në produktin e parë të kombinuar, që të dy operatorët sjellin së bashku si dhe ofrimin e katër shërbimeve cilësore njëkohësisht:  rrjetin e lëvizshëm, rrjetin fiks, TV dhe internet.