480630661-informacione-mbi-sherbimet-e-one-al
Shërbime Biznesi

Dikush mund t'ju telefonojë dhe numri juaj i celularit është i padisponueshëm. Sapo të rihyni në rrjetin One, telefonuesit do t'i shkojë një SMS që e lajmëron. Për këtë shërbim duhet të keni të aktivizuar shërbimin e Lajmërimit për telefonatat e humbura. Aktivizimi i këtij të fundit bëhet shumë thjesht, shtypni **62*+355687766666666# dhe butonin e telefonatës.

Aktivizimi:

  • Nëpërmjet menysë One Easy (#100#)
  • Duke dërguar një SMS me tekst NjPM në numrin 55575.

Çaktivizimi:

  • Nëpërmjet menysë One Easy (#100#).
  • Duke dërguar një SMS me tekst MNjPM në numrin 55575.

Me anë të këtij shërbimi mund të lidhen 6 abonentë njëherësh (përfshirë edhe organizuesin).

Organizuesi mund të flasë privatisht me njërin prej pjesëmarrësve ndërkohë që konferenca vazhdon. Pasi e fillon konferencën, organizuesi mund të heqë njërin prej pjesëmarrësve. Pjesëmarrësit e hequr mund t’i zëvendësojë me të tjerë. Pjesëmarrësit në konferencë mund të shohin vetëm numrin e telefonit të organizuesit dhe jo numrat e pjesëmarrësve të tjerë.

Conference Call nuk ka pajtim mujor. Pjesëmarrësit në konferencë nuk tarifohen. Organizuesi tarifohet për të gjitha telefonatat, sipas planit të tarifimit ku bën pjesë. Ky shërbim mund të realizohet me rrjetin fiks të telefonisë, me celularë si edhe me abonentë që ndodhen jashtë shtetit.

Mënyra e përdorimit

  • Hapi 1 : Kryeni një telefonatë
  • Hapi 2 : Pasi hapet linja, vendoseni në pritje telefonatën.
  • Hapi 3 : Bëni një telefonatë të dytë.
  • Hapi 4: Në menunë e celularit del fjala “conference”, klikoni tek kjo fjalë. Conference Call u aktivizua.
  • Hapi 5 : Me të njëjtën mënyrë mund të shtohen deri në 5 persona.

Si të flasësh privatisht me njërin prej pjesëmarrësve:

  • Organizuesi mund të flasë në veçanti me njërin prej pjesëmarrsve në Conference.
  • Organizuesi shtyp 2X dhe YES, ku X është numri i pjesëmarrësit (1-5) .
  • Secili pjesëmarrës merr numrin në varësi të rendit me të cilin u fut në Conference.

Si të heqësh një pjesëmarrës:

  • Organizuesi shtyp 1X dhe YES, ku X është numri i pjesëmarrësit që duhet hequr (1-5).
  • Secili pjesëmarrës merr numrin në varësi të rendit me të cilin u fut në Conference.

Si të shtosh pjesëmarrës të tjerë në vend të atyre që hiqen:

Si të heqësh një pjesëmarrës:

  • Organizuesi mund të fusë një pjesëmarrës të ri në Conference, i cili merr numrin më të vogël të lirë. Nëse hiqen pjesëmarrësit 2 dhe 5, pjesëmarrësi i ri do të marrë numrin 2

One ju ofron shërbimin e Sekretarisë Telefonike Zanore në mënyrë që të mos humbni asnjë telefonatë.

Sekretaria Telefonike mund të përdoret:

  • Kur telefoni është i fikur ose jashtë zonës së mbulimit
  • Kur abonenti nuk ka mundësi të përgjigjet
  • Kur linja është e zënë
  • Për të gjitha rastet

Në këto raste personi që ju telefonon lidhet në mënyrë automatike me sekretarinë tuaj telefonike duke dëgjuar mesazhin e regjistruar dhe duke lënë mesazhin që dëshiron.

Aktivizimi

Për të aktivizuar sekretarinë telefonike zanore kontaktoni me numrin 139 (Shërbimi i Kujdesit të Abonentit). Ju gjithashtu mund ta bëni vetë aktivizimin nëpërmjet kodeve të artikullit "Transferimi i thirrjeve"

Mënyra e hyrjes në Menu

Për çdo hyrje në menunë e Sekretarisë telefonike Zanore duhet të përdorni kodin 777 dhe butonin thirrje. Pas këtij veprimi automati ju kërkon të vendosni një fjalëkalim tuaj personal.

Njoftimi kur arrin një mesazh i ri zanor

Sa herë që në sekretarinë tuaj telefonike vjen një mesazh i ri, lajmëroheni nga qëndra e mesazheve me një mesazh të shkurtër (SMS), që ju sugjeron të kontaktoni me numrin 777 për të dëgjuar mesazhin.

Dëgjimi i mesazheve nga një telefon tjetër

Shërbimi i Sekretarisë Telefonike Zanore ju ofron gjithashtu dëgjim të mesazheve tuaja nga një telefon tjetër, në rast se nuk keni pranë aparatin tuaj celular. Për të marrë mesazhet e lëna në kutinë tuaj postare nga një telefon tjetër formoni kodin: 7777777 buton i thirrjes –numrin e kutisë suaj postare(xxyyyyy)# kodi # Sekretaria telefonike Zanore ka kapacitet pranimi 10 mesazhesh me kohëzgjatje maksimale dy minuta secili. Mesazhet e palexuara ruhen për 2 ditë, ndërsa mesazhet e dëgjuara, në rast se i keni ruajtur, qëndrojnë për 5 ditë. Kur dëshironi të çaktivizoni Sekretarinë Telefonike Zanore ose keni paqartësi të tjera, komunikoni me 139 (Shërbimin e Kujdesit të Abonentit).

Transferimi i thirrjeve mund të aktivizohet sipas mënyrave më poshtë.

Kur telefoni i abonentit është i fikur ose jashtë zonës së mbulimit

  • Kodi transferimit është ** 62 *+35568777 xxyyyyy # dhe butoni i thirrjes. Më pas, kodi i transferimit të thirrjeve do të shfaqet në ekranin e aparatit tuaj. Në këtë rast tranferimi i thirrjeve do të funksionojë kur telefoni juaj është i fikur ose jashtë zonës së mbulimit.
  • Kodi i çaktivizimit është ## 62 # dhe butoni i thirrjes.
  • Kodi i kontrollit të gjendjes është *# 62 # dhe butoni i thirrjes.
  • Në mënyrë manuale, zgjidhni menunë divert: +35568777 xxyyyyy dhe OK

Kur abonenti nuk ka mundësi të përgjigjet

  • Kodi i transferimit është ** 61 *+355 68777 xxyyyyy # dhe butonin e thirrjes. Më pas, kodi i transferimit të thirrjeve do të shfaqet në ekranin e aparatit tuaj. Në këtë rast tranferimi i thirrjeve do të funksionojë kur ju nuk keni mundësi të përgjigjeni.
  • Kodi i çaktivizimit është ## 61 # dhe butoni i thirrjes.
  • Kodi i kontrollit të gjendjes është *# 61 # dhe butoni i thirrjes.
  • Në mënyrë manuale, zgjidhni menunë divert: +35568777 xxyyyyy # butoni i thirrjes.

Kur linja është e zënë

  • Kodi i transferimit është ** 67 *+355 68777 xxyyyyy # dhe butonin e thirrjes. Më pas, kodi i transferimit të thirrjeve do të shfaqet në ekranin e aparatit tuaj. Në këtë rast tranferimi i thirrjeve do të funksionojë kur telefoni juaj është i zënë.
  • Kodi i çaktivizimit është ## 67 # dhe butoni i thirrjes.
  • Kodi i kontrollit të gjendjes është *# 67 # dhe butoni i thirrjes.

Shënim: Para se të aktivizoni opsionin “kur linja është e zënë”, ju lutem çaktivizoni opsionin e vënies në pritje të telefonatës. Në mënyrë manuale: +35568777 xxyyyyy butonin e thirrjes.

Për të gjitha thirrjet

  • Kodi i transferimit është ** 21 *+35568777 xxyyyyy # dhe butonin e thirrjes. Më pas, kodi i transferimit të thirrjeve do të shfaqet në ekranin e aparatit tuaj. Në këtë rast tranferimi i thirrjeve do të funksionojë për të gjitha thirrjes hyrëse.
  • Kodi i çaktivizimit është ## 21 # dhe butoni i thirrjes.
  • Kodi i kontrollit të gjendjes është *# 21 # dhe butoni i thirrjes.

One është e detyruar të kontrollojë ankesat dhe kërkesat e Pajtimtarëve që lidhen me porosinë, fillimin, ndërprerjen, faturimin dhe në përgjithësi cilësinë e shërbimeve të ofruara.

1 - Ankesat mund të paraqiten:

  1. nëpërmjet numrit 139, 144, 165 për “Defekte teknike” dhe “Ankesë për faturim” .
  2. nëpërmjet sporteleve të One ku merret deklaratë e shkruar për ankesën.
  3. nëpërmjet postës për ankesa të ndryshme në adresën zyrtare të One : ”Rr Vangjel Noti, Laprakë, Tiranë”.
  4. me email, në adresën complaints@one.al.

2 - Afati i paraqitjes së ankesave është:

  1. ankesat për “Defekte Teknike” paraqiten në çdo kohë (shërbimi 24 orësh).
  2. ankesat për vendimet apo veprimet e One për aksesin apo veprimeve të kryera nga One, brenda afatit të përcaktuar në vendim.
  3. ankesat për faturim paraqiten deri në fund të afatit të pagesës së faturës së ankimuar.
  4. ankesat për mosriparim të defekteve duhet të paraqiten menjëherë pasi mbaron afati, sipas pikave përkatëse të kontratës.
  5. ankesat e tjera, të çdo lloji qofshin, paraqiten sa më parë.

3 - Ankesat, pasi merren nga zyra e ankesave, në varësi të natyrës së tyre, shqyrtohen nga strukturat përkatëse të One, mbështetur në të dhënat e marra nga Degët apo Sektorët e tjerë dhe konform rregullave bëhet analiza dhe zgjidhja e tyre, konform afateve të parashikuara në kontratën e pajtimit.

4 - Afati i informimit me shkrim të pajtimtarit mbi rezultatin e shqyrtimit të ankesave sipas pikave 2.b, 2.c,2.d, dhe 2.e është brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga marrja e tyre.

5-Në rast të zgjatjes së vendimit për ankesën, One merr përsipër të kontaktojë abonentin çdo 3 (tre) ditë për t’a informuar atë mbi ankesën e paraqitur.

6 - One mban një regjistër të veçantë për ankesat e paraqitura sipas pikave 2.b, 2.c, 2.d dhe 2.e. dhe përgjigjet e dhëna me shkrim sipas pikës 4, duke i dhënë secilës prej tyre një numër reference.

7 - Pajtimtarët kanë të drejtë që, në përputhje me përcaktimet në kontratë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, të ankohen në gjykatë për vendimin e marrë nga One.

Doni të informoheni për telefonatat që ju janë bërë kur telefonin juaj celular ka qenë i fikur?

Me shërbimin “Identifikimi i thirrjeve të humbura” të gjitha telefonatat që do t’ju bëhen kur telefoni juaj të jetë i fikur do të identifikohen sipas orës dhe datës që janë bërë.

Nëse e keni pasur të fikur telefonin tuaj celular ose keni qenë jashtë rrjetit për më shumë se 2 ditë, do të identifikohen vetëm telefonatat e 48 orëve të fundit.

Shërbimi “Identifikimi i thirrjeve të humbura” ofrohet FALAS nga One.

Aktivizimi:

  • Me anë të kodit ** 62* +355687766666666 # dhe butonin e thirrjes.
  • Nëpërmjet menusë së aparatit celular: Zgjidhni menunë “devijo - kur nuk pres dot telefonatë” ose “nuk pres dot telefonatë” (“divert” – “when not reachable” ose “out of reach”)+355687766666666

Çaktivizimi:

  • Me anë të kodit ## 62 # dhe butonin e thirrjes.
  • Shërbimin mund ta çaktivizoni edhe duke komunikuar me Kujdesin e Abonentit në numrin 139 dhe 144.

Kontrolli i gjendjes:

  • Me anë të kodit *# 62 # dhe butonin e thirrjes.

Mesazhi njoftues i këtij shërbimi nuk do t’ju informojë kur telefonuesi ju ka lënë një mesazh në sekretarinë tuaj telefonike (gjatë kohës që telefoni ka qënë i fikur).

dentifikimi i thirrjes (CLIP)

Ky shërbim është falas për të gjithë abonentët e One dhe është i aktivizuar nga rrjeti. Nëpërmjet shërbimit të identifikimit të thirrjes CLIP, ju jepet mundësia të shihni në ekranin e telefonit tuaj se cili numër po ju telefonon. Në të njëjtën mënyrë edhe numri juaj shfaqet tek ekrani i aparatit të personit që ju i telefononi. Në qoftë se personi ka aktivizuar shërbimin e mosshfaqjes së numrit të tij, CLIR, atëherë numri i tij nuk do të shfaqet në ekranin e aparatit tuaj.

Fshehja e numrit (CLIR)

Edhe shërbimi i fshehjes së numrit ofrohet falas për të gjithë abonentët One. Ky shërbim mund të aktivizohet nëpërmjet menusë së aparatit ose me anë të kodit #31# që vendoset para numrit të telefonit, por abonentët me kontratë duhet të telefonojnë paraprakisht në numrin 144.

Shërbimi mund të çaktivizohet nëpërmjet menusë së aparatit ose me anë të kodit *31# që vendoset para numrit të telefonit.

Të gjithë abonentët One tashmë kanë mundësi të lajmërohen kur abonentët, të cilëve u kanë telefonuar, bëhen të disponueshëm.

Nëse u telefononi abonentëve One, të cilët e kanë celularin të fikur ose janë të padisponueshëm, do të lajmëroheni me një SMS sapo ata të bëhen të disponueshëm. Kjo ndodh në çdo rast, nëse ju keni aktivizuar shërbimin Më Njofto. Edhe miqtë tuaj që e kanë të aktivizuar këtë shërbim, nëse ju telefonojnë dhe jeni i padisponueshëm, mund të lajmerohen sapo ju të hyni sërish në rrjetin One.

Aktivizimi:

  • Nëpërmjet menusë One Easy (#100#)
  • Duke dërguar një SMS me tekst MNj në numrin 55575.

Çaktivizimi:

  • Nëpërmjet menysë One Easy (#100#).
  • Duke dërguar një SMS me tekst MMNj në numrin 55575.

Aktivizimi dhe çaktivizimi i këtij shërbimi është falas.

 

Të gjithë abonentët One tashmë kanë mundësi të lajmërohen kur abonentët, të cilëve u kanë telefonuar, bëhen të disponueshëm.

Nëse u telefononi abonentëve One, të cilët e kanë celularin të fikur ose janë të padisponueshëm, do të lajmëroheni me një SMS sapo ata të bëhen të disponueshëm. Kjo ndodh në çdo rast, nëse ju keni aktivizuar shërbimin Më Njofto. Edhe miqtë tuaj që e kanë të aktivizuar këtë shërbim, nëse ju telefonojnë dhe jeni i padisponueshëm, mund të lajmerohen sapo ju të hyni sërish në rrjetin One.

Aktivizimi:

  • Nëpërmjet menusë One Easy (#100#)
  • Duke dërguar një SMS me tekst MNj në numrin 55575.

Çaktivizimi:

  • Nëpërmjet menysë One Easy (#100#).
  • Duke dërguar një SMS me tekst MMNj në numrin 55575.

Aktivizimi dhe çaktivizimi i këtij shërbimi është falas.