modern-workplace

Modern Workplace

Çfarë është?

Modern Workplace përmirëson produktivitetin e punonjësve dhe mundëson komunikim dhe bashkëpunim më të mirë ndërmjet platformave dhe vendndodhjeve të ndryshme të kompanisë, duke ruajtur sigurinë dhe integritetin e sistemeve dhe të dhënave.

Modern Workplace mundëson transformimin digjital të biznesit, duke përdorur teknologjinë më të fundit të Microsoft, e cila mundëson dhe drejton operacionet e biznesit dhe fuqizon punonjësit për të bërë punën e tyre më mirë.

Çfarë përfshin?

Licensa Microsoft Office 365 - Brenda Microsoft 365 është Microsoft Power Automate, i cili mundëson implementimin e Automatizimit të Procesit Digjital dhe Robotik në të gjithë biznesin. Duke automatizuar detyrat, ju mund të rrisni shpejt produktivitetin, duke u dhënë punonjësve më shumë kohë për t’u përqendruar në inovacion, sesa në detyrat administrative.

Gjithashtu, ju mund të automatizoni detyrat që marrin kohë, duke përdorur aftësitë e integruara të Inteligjencës Artificiale dhe të integroheni me mbi 100 aplikacione të tilla si: Microsoft Dynamics, Twitter, MailChimp, Google Analytics, etj.

Sistemi Operativ Windows 10 Enterprise - Windows 10 Virtual Desktop e çon këtë edhe më tej, duke lejuar që përdoruesit të kenë qasje në desktopin e tyre nga çdo pajisje.

Enterprise Mobility + Mjete dhe aplikacione që rrisin sigurinë dhe produktivitetin. Qëndroni të sigurt dhe produktivë kudo, në çdo pajisje. Mbrohuni në mënyrë proaktive ndaj kërcënimeve të avancuara, të tilla si: malware, phishing dhe sulmeve ditore zero; si dhe mbrojtja e identitetit, aplikacionit, të dhënave dhe pajisjeve me Azure Active Directory, Microsoft Intune dhe Windows Information Protection.

Për më shumë informacion kontaktoni në +355 4 2275028 ose shkruani në adresën e email business@one.al