Persona me aftësi të kufizuar
Persona me aftësi të kufizuar

Aksesueshmëria në website është thelbësore për njerëzit me aftësi të kufizuara dhe e dobishme për të gjithë. Faqja e ONE Albania është ndërtuar për të gjithë njerëzit, pavarësisht nga gjuha, vendndodhja ose aftësitë e tyre, duke qenë e aksesueshme për njerëzit me aftësi të ndryshme dëgjimi, lëvizjeje, shikimi e të tjera.

Aksesueshmëria është thelbësore për ne, me qëllimin që t’i mundësojmë të gjithëve përdorimin e produkteve dhe shërbimeve tona.

Nëpërmjet kësaj iniciative, përfitojnë dhe individët që nuk janë me aftësi të kufizuara, si për shembull:

  • Personat që përdorin telefona celularë, orë inteligjente, televizorë inteligjentë dhe pajisje të tjera me ekrane të vegjël.
  • Personat e moshuar.
  • Personat me “aftësi të kufizuara të përkohshme” të tilla si, krahu i thyer, syzet e humbura ose kur ndodhen në një mjedis ku nuk mund të dëgjojnë audio.

Për përdoruesit me aftësi të kufizuara në shikim, navigimi është gjëja më e rëndësishme në një faqe interneti, ndaj ne ofrojmë mbështetje për të lehtësuar aksesueshmërinë vizuale.

Në link-et si më poshtë ju mund të aksesoni në versionin Audio Termat dhe Kushtet e përgjithshme të Kontratës së Pajtimtarit për shërbimet Fikse dhe celulare të One Albania:

 

1. Termat dhe Kushtet e përgjithshme të Kontratës së Pajtimtarit për shërbimet Fikse date 01.03.2024

2. Termat dhe Kushtet e përgjithshme të Kontratës së Pajtimtarit për shërbimet celulare date 01.03.2024
 

Përvoja e aftësive të kufizuara në dëgjim, nga humbja e vogël deri në humbje të plotë të dëgjimit , është individuale. Duke qenë se, aftësitë në dëgjim ndryshojnë nga personi në person, ne ofrojmë disa strategji të ndryshme me përmbajtje video dhe audio.

Ne synojmë të ndihmojmë jo vetëm njerëzit me dëmtime të rënda të dëgjimit, por edhe njerëzit me dëmtime të vogla, të cilët mund të mos e kuptojnë domosdoshmërisht se dëgjimi i tyre është dobësuar.

 

Për mbështetje aksesueshmërie në lëvizje, informacioni në website dhe aplikacionin MyOne ju ndihmon të kryeni veprimet që dëshironi:

Nëse keni vështirësi në lëvizje, mund të përdorni tastierën tuaj në vend të mouse-it për të lundruar në faqen tonë të internetit. Duke përdorur “Tab” dhe “Enter” në tastierën tuaj, është e mundur të lundroni dhe të përdorni të gjitha fushat e faqes sonë të internetit. Butoni “Tab” ju lejon të lëvizni dhe të shfletoni midis menuve dhe lidhjeve të shfaqura në secilën faqe, dhe shtypja “Enter” do të aktivizojë kërkesën tuaj për një menu ose lidhje të kufizuara. Tastet e shigjetave në tastierë do t'ju mundësojnë të lëvizni lart ose poshtë faqes, ose nga e majta në të djathtë.

Mbajtja e një faqe interneti të aksesueshme është një proces i vazhdueshëm, dhe ne po punojmë vazhdimisht për të ofruar një përvojë miqësore për përdoruesit. Nëse keni ndonjë problem me përdorimin e kësaj faqeje interneti, ju lutemi na kontaktoni në numrin 142,123 të Kujdesit ndaj Klientit.

Produkte dhe shërbime për personat me aftësi të kufizuar

Ofertat e vlefshme për PAK:

  • One Ultra Fiber 60 Mbps 1,300 1,000 Leke/muaj
  • One Ultra Fiber 100 Mbps 1,600 1,400 Leke/muaj