qeverisja-e-korporates

Qellimi ynë

One synon të jetë operatori yt i preferuar duke sjellë:

Rrjetin më të mirë për ty!

Rrjeti është në themel të gjithçkaje që ne bëjmë. One sjell për ty teknologjinë më të mirë që ekziston, e gatshme për të ardhmen dhe duke u përmirësuar vazhdimisht. Kemi investuar në rrjetin One 4+ të evoluar që është më i mirë & më i sigurt se kurrë, me mbulim më të gjerë dhe më të thellë, me shpejtësi më të lartë, me vonesa më të ulta dhe me përvojë më të mirë zëri.

Plane më të mira, me komunikim pa limit, për ty!

Ti dëshiron të jesh gjithë kohës me akses në internet. Ne e dimë këtë, sepse kemi pyetur. Prandaj One sjell për ty paketa dhe plane me internet PA LIMIT. Kështu që, mund të lundrosh në internet edhe pasi oferta e paketës përfundon, në rast se je me parapagesë, ose kur mbarojnë njësitë e planit tarifor.

Përvojë më të mirë për ty!

Dyqanet tona janë krijuar me ty në mendje, sepse TI je numër 1 për One. Ne ofrojmë përvojë miqësore, profesionale, etike dhe pa procedura të tepërta. Nëse ke një problem, ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për ta rregulluar. Përse? Ne jetojmë, punojmë dhe e kemi bazën këtu, në Shqipëri, së bashku me TY. E ardhmja jonë fillon prej këtu. Klientët tanë janë prindërit, miqtë dhe të afërmit tanë. Ne sjellim përvojën më të mirë të mundshme dhe do përpiqemi ta përmirësojmë çdo ditë.