qeverisja-e-korporates

Pajtueshmëria

Në One Albania, pajtueshmëria është më shumë sesa një kërkesë - është një vlerë thelbësore. Ne jemi të përkushtuar të zbatojmë të gjitha ligjet në fuqi, Kodin tonë të Sjelljes Etike dhe politikat e brendshme për të siguruar transparencë, integritet dhe profesionalizëm në gjithçka që bëjmë.

Angazhimi për Pajtueshmëri

Sigurimi i pajtueshmërisë përbën një ndër përparësitë kryesore për Skuadrën tonë të Menaxhimit dhe Bordin e Drejtorëve. Qasja jonë bazohet në parime themelore, të cilat përfshijnë integritetin, transparencën, profesionalizmin, përgjegjshmërinë, inovacionin dhe përkushtimin për të shkuar përtej pritshmërive.

Për të mbështetur këto vlera, ne kemi zbatuar një Sistem për Manaxhimin e Pajtueshmërisë (C.M.S.), që zbatohet për të gjithë punonjësit dhe menaxhmentin. Ky sistem na ndihmon të zbusim rreziqet, të parandalojmë problemet ligjore dhe të mbrojmë interesat e punonjësve, klientëve, ofruesve te sherbimeve dhe aksionerëve tanë.

Si Ne Sigurojmë Pajtueshmërinë

Sistemi ynë i Menaxhimit të Pajtueshmërisë mbështetet nga një lidership i fortë dhe një fuqi punëtore e përkushtuar. Për të siguruar efektivitetin e tij, ai i nënshtrohet rishikimeve të rregullta nga auditorë të jashtëm të pavarur, të certifikuar nga TÜV Austria sipas ISO 37001:2016 për Sistemet e Menaxhimit Kundër Ryshfetit dhe ISO 37301:2021 për Sistemet e Menaxhimit të Pajtueshmërisë.

Elementet Kryesore të C.M.S-së sonë

1. Parandalimi i sjelljeve të parregullta & Trajnimi mbi Pajtueshmërisë.

  • Ne i edukojmë punonjësit mbi rreziqet që lidhen me korrupsionin, mashtrimin, keqpërdorimin e të dhënave, keqinterpretimin financiar dhe rrjedhjet e informacionit konfidencial.
  • Punonjësit kanë kanale komunikimi të drejtpërdrejta për të kërkuar udhëzime mbi Kodin e Sjelljes Etike dhe politikat e brendshme.

2. Sinjalizim dhe Raportim i Shkeljeve

  • Punonjësit dhe palët e treta mund të raportojnë shqetësimet në mënyrë anonime ose me emër përmes kanaleve të shumëfishta.
  • One nuk lejon asnjë veprim hakmarrës nga ana e instancave të Kompanisë, qoftë në mënyrë direkte apo indirekte ndaj çfarëdolloj personi, i cili me dashamirësi, raporton ose shpreh ndonjë shqetësim apo ankesë lidhur me shkeljen e politikave apo të ligjit.
  • Raportet mund të dorëzohen me postë, email, telefon ose përmes Formularit tonë Elektronik të Sinjalizimit.

3. Kontakti për Raportet e Pajtueshmërisë (jo ankesat për produktin/shërbimin):

  • Posta: One Albania SHA, Grupi Ligjor, Rregullator & i Pajtueshmërisë
  • Telefoni: +355 4 2275300 (E hënë–E premte, 9:00–17:00)
  • Email: complianceoffice@one.al

4. Qeverisje & Mbikëqyrje

  • Komiteti ynë i Pajtueshmërisë dhe Etikës monitoron dhe mbështet zbatimin e CMS-së.
  • CMS rishikohet vazhdimisht për të siguruar efektivitetin e tij.

Mbikëqyrja e Pajtueshmërisë

Departamenti ynë i Pajtueshmërisë dhe Qeverisjes së Korporatës luan një rol vendimtar në sigurimin e pajtueshmërisë në të gjithë kompaninë duke:

  • Vlerësuar dhe përmirësuar ne menyre te vazhdueshme kontrollet e brendshme
  • Kryer auditime në të gjitha funksionet e kompanisë
  • Investiguar shqetësimet specifike të ngritura nga menaxhmenti
  • Siguruar respektimin e politikave, procedurave dhe kërkesave rregullatore të kompanisë

Ruajtja e një kulture të fortë të përputhshmërisë siguron mbrojtjen e reputacionit të kompanisë, mbështet vendimmarrjen etike dhe forcon besimin e ndërsjellë me punonjësit, klientët dhe palët e interesuara.

Politikat dhe Kodet e Pajtueshmërisë

Sistemi ynë i Menaxhimit të Pajtueshmërisë përfshin disa Politika dhe Kode kryesore:

  1. Kodi i Sjelljes Etike

Kodi i Sjelljes Etike të ONE Albania SHA përfshin një sërë parimesh të përgjithshme të etikës profesionale dhe rregullave themelore të sjelljes nga të cilat duhet të udhëhiqen Menaxhmenti dhe Punonjësit e Kompanisë pavarësisht nga pozicioni i tyre në Kompani.

Code of Ethical Conduct

  1. Kodi i Sjelljes së Ofruesit te Sherbimit

Ky Kod i Sjelljes së Ofruesit te Sherbimit përshkruan kriteret që One Albania përdor për të vlerësuar ofruesit e saje te sherbimeve në lidhje me Çështjet e Përgjegjësisë Sociale. Këto kritere trajtojnë çështjet e Punës, Shëndetit dhe Sigurisë, Mjedisit dhe Etikës.

Supplier Code of Conduct

  1. Kodi i të Drejtave të Njeriut & Parimeve Sociale

Ky kod përshkruan angazhimin e kompanisë për të respektuar dhe promovuar të drejtat e njeriut dhe parimet themelore shoqërore duke respektuar dhe promovuar diversitetin kulturor, etik, shoqëror, politik dhe ligjor të kombeve dhe shoqërive në të cilat ajo operon.

Code of Human Rights Social Priciples

  1. Politika e Sinjalizimit

Kjo Politikë përshkruan rregullat dhe parimet themelore udhëzuese në lidhje me trajtimin e informacioneve të marra që lidhen me shkeljet e Politikave, Rregulloreve ose legjislacionit aktual të kompanisë..

Whistleblowing Policy

  1. Politika për Donacionet

Kjo Politikë përcakton procedurat specifike transparente dhe të detyrueshme që duhet të ndiqen nga One Albania gjatë vlerësimit dhe zbatimit të Donacioneve, bazuar në fushat e veprimit të përcaktuara nga strategjia e Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Donation Policy

  1. Politika për Pranimin dhe Ofrimin e Dhuratave

Kjo Politikë përshkruan rregullat dhe rregulloret në lidhje me pranimin dhe ofrimin e përfitimeve në marrëdhëniet e biznesit.

Policy on Accepting and Granting of Benefits

  1. Politika Kundër Mashtrimit

Kjo Politikë paraqet parimet dhe elementët e rëndësishëm bazë të qasjes së ONE Albania ndaj mashtrimit dhe përmban udhëzime dhe veprime të rekomanduara për trajtimin e rasteve të mashtrimit. Përveç kësaj, qëllimi i kësaj Politike është të rrisë ndërgjegjësimin mbi qasjen ndaj mashtrimit në të gjitha nivelet brenda Kompanisë.

Anti-Fraud Policy

  1. Politika për Eventet

Kjo politikë synon të vendosë kritere të qarta për planifikimin, zbatimin dhe punën pasuese për eventet. Ajo synon të jetë një ombrellë strategjike për menaxhimin e eventit dhe duhet të shërbejë si politikë për çështjet që lidhen me eventet.

Evens  Policy

  1. Politika për Shmangien e Ngacmimeve Seksule

Politika aktuale e ONE Albania përcakton rregullat e sjelljes së duhur të cilat e bëjnë çdo lloj diskriminimi ose ngacmimi të patolerueshëm në vendin e punës. Në veçanti, kjo Politikë përqendrohet në ndalimin e çdo akti të ngacmimit seksual.

Policy on Avoiding Sexual Harassment

  1. Politika për Shmangien e Korrupsionit dhe Konflikteve të Tjera të Interesit

Kjo Politikë ofron një përshkrim të rregullave dhe rregulloreve të sjelljes në lidhje me shmangien e korrupsionit dhe konflikteve të tjera të interesit në marrëdhëniet e biznesit.

Policy on Avoiding Corruption Other Conflict of Interestes

  1. Politika e Marrëdhënieve me Punonjësit

Kjo politikë specifikon elementët kryesorë të marrëdhënieve me punonjësit brenda ONE Albania. Ajo përshkruan atë që përfaqësojmë në marrëdhënien tonë me punonjësit. Shpjegohet çdo element kyç, përshkruhen përgjegjësitë e krijimit të marrëdhënieve me punonjësit, si dhe mënyra e trajtimit të rasteve të sjelljes së keqe.

Code of Ethical Conduct

  1. Politika për Sponsorizimet

Kjo Politikë përshkruan se si të trajtohen çështjet e Sponsorizimit duke përcaktuar kritere të qarta për zbatimin e procedurës që duhet të ndiqet nga ONE Albania për të kryer Sponsorizime. Politika synon të sigurojë transparencë në lidhje me përdorimin efikas të burimeve të alokuara për Sponsorizime, duke siguruar një proces uniform dhe duke u ofruar palëve të përfshira një bazë të qartë.

Sponsorship Policy

 

Ketu permes formes elektronike