shendetesia-al

Shëndetësia

Kontributi i One Albania në sistemin shëndetësor është i gjerë dhe i vazhdueshëm me synimin e përmirësimit të tij. Ndër vite One ka kontribuar në infrastrukturën IT në disa spitale publike. Ka rritur kapacitetetet e spitaleve me pajimin e aparaturave mjekësore shumë të nevojshme për diagnostikimin dhe trajtimin e pacientëve. Gjithashtu, një kontribut i rëndësishëm është edhe ai në përmirësimin e infrastrukturës së ambienteve spitalore në disa spitale të rëndësishmë të vendit.

Pjesë e rëndësishmë e kontributit në shëndetësi është edhe kultivimi i kulturës së vullnetarizmit tek punonjësit e kompanisë sonë, abonentët, furnitorët dhe partnerët në biznes. Në këtë kuadër janë zhvilluar disa iniciativa dhe programe që kanë ndihmuar në një sërë institucionesh të rëndësishme dhe si rrjedhojë kanë ndikuar pozitivisht edhe në zhvillimin e kulturës së përgjegjshmërisë sonë si qytetarë.